Gegët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gegët janë grup nënentik që përfshin shqiptarët e pjesës veriore të trojeve shqiptare (në veri të Shqipërisë, Kosovë, Preshevë, Maqedoni, Mal të Zi). Gegët flasin dialektin gegë ose gegërishten dhe kufizohen me toskët në Lumin Shkumbin në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim.