Urdhri Hero i Kosovës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Urdhri “Hero i Kosovës” është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përmban portretin e Skënderbeut. Është i punuar në ar.[1]
Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i indivdëve me këtë dekoratë bëhet nga Presidenti i Kosovës. Të drejtën për të paraqitur propozim për dekorim para Presidentit të Kosovës e kanë:
- Kryetari i Kuvendit,
- Kryetari i Qeverisë,
- Kryetari i Gjykatës Supreme dhe i Kolegjit Kushtetues,
- Prokurori i Kosovës,
- Ministri,
- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
- Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,
- Kryetari i Kuvendit të Komunës,
- Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës