Historia e Durrësit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdhenj të Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrak u ndërtua nga Ilirët Taulant, dallëndyshasit në shekujt XIII-XI p.K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoiler, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, zona më e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë ose ndryshe Limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve të antikitetit, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Mbreti Epidamn, ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje të Malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndërtoi Portin që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vetë rolin e tij si Liman-Port. Emri i vërtetë i mbretit vendas Dyrrah, identifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit.
Qyteti u zhvillua më shpejtësi për të mundësuar zëvendësimin e rolit të Trojës, duke u bërë pika më e përshtatshme ndërlidhëse midis Pelegi-Evropë dhe Hesperisë së populluar nga Tuskët e Dardanët. Në shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulante: Shtete me Kryeqendër Dyrrahun. Në shekujt VII-III p.K Federata Taulante e shndërroi Taulantian në shtetin kryesor Ilir të Ultësirës Perëndimore Panadriatike, duke e bërë kryeqendrën Dyrrah, qytet me zhvillim të gjithanshëm "Derë e dritare" të Evropës. Në shekujt II p.K deri X era e re, Evropa Perëndimore njihej me emrin Durrës, që ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorisë Romako-Bizantine.