Islanda
shtet ishull nordik në Oqeanin Atlantik të Veriut / From Wikipedia, the free encyclopedia
Islanda e quajtur gjithashtu Republika e Islandës, është një shtet ishullor nordik i Evropës në Atlantikun Verior. Me një popullsi prej 332.529 dhe një sipërfaqe prej 103.000 km2, është shteti më pak i populluar në Europë. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Reykjavik. Në Reykjavik dhe zonat përreth në jugperëndim të vendit ndodhet më shumë se dy të tretat e popullsisë. Toka e Islandës është vullkanikisht dhe gjeologjikisht aktive. Brendësia përbëhet nga një pllajë karakterizuar nga rërë dhe fusha llave, male dhe akullnajat, ndërkohë që shumë lumenj akullnajore rrjedhin në det nëpër ultësira. Islanda ngrohet nga Rryma e Gjirit dhe ka një klimë të butë, pavarësisht nga gjerësia gjeografike e lartë pranë Rrethit Arktik. Islanda është e nohur me fjorde në perëndim, veri e lindja, rrafshe e ranishte në jug. Në brendi ka male, shkëmbinj e shkretetirë guri , akullnaja e fusha në rrafshnaltën e pashfrytëzuar me lumenj, ujëvara, burime të nxehta, gejzere e vullkane. Ka rreth 700 burime të nxehta në 300 lokalitete. Hekla është vullkani më i njohur që 7000 vjet .
Islanda Ísland (islandisht) | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
Himni Kombëtar | "Lofsöngur" (Rapsodi) | ||||
Kryeqyteti | Reykjavík (gjithashtu qyteti më i madh) | ||||
Gjuha zyrtare | Islandisht | ||||
Anëtarësimi në OKB | 19 nëntor 1946 | ||||
Forma e qeverisjes | Republikë Parlamentare | ||||
President | Guðni Th. Jóhannesson | ||||
Kryeministër | Bjarni Benediktsson | ||||
Sipërfaqja – totale – % ujë | Vëndi i 108-të 102.775 km² 2,7 | ||||
Popullsia (2016) – totale – dendësia | Vëndi i 182-të 332.529 banorë 3,2 banorë/km² | ||||
PBB (2015) PBB për banor | 17,616 miliard dollarë 52.967 dollarë | ||||
Monedha | Korona islandeze (ISK) | ||||
Zona kohore | UTC+0 | ||||
Prefiksi telefonik | +354 | ||||
Kodi i internetit | .is | ||||
Kodi ISO 3166-1 | IS |