From Wikipedia, the free encyclopedia
Imambara Ghufran Ma'ab (në gjuhën urdu: Nastaliq - اِمام باڑا غُفران مآب; në gjuhën hindi: इमामबाड़ा ग़ुफ़्रान मआब) në Lucknow, është një imambarë (një ndërtesë e përdorur për të përkujtuar përvjetorin e Muharremit në të cilin myslimanët, veçanërisht shiitët vajtojnë tragjedinë e Qerbelasë në të cilën u vra Imam Hyseni) e ndërtuar nga kleriku i shquar shiit Ajatollah Syed Dildar Ali Naseerabadi (i njohur edhe si Ghufran-Ma'ab) në fillim të viteve 1790.[1]
Imambara është emërtuar Ghufran Ma'ab sipas emrit të Ajatollah Syed Dildar Ali Naseerabadit dhe është një qendër e rëndësishme e kulturës fetare në Lucknow.[1][2] Ajo menaxhohet nga pasardhësit e Ayatollah Ghufran Ma'abit, pasi në maj të vitit 2012 pasardhësi i tij, Maulana Syed Kalbe Jawadi ishte mutawalli i imambarës.[2][3] Imambara është e vendosur në rrugën Maulana Kalbe Hussain në zonën e Chowkut të Lucknowt.[2] Kalbe Jawadi drejton mexhlisin (mbledhjen) aty për 10 ditët e para të muajit të shenjtë të muharremit, që ndiqet nga mijëra njerëz.[2][4] Ajo është e njohur ndërkombtarisht për maxhlisin Shaam-e-Ghariban të saj.[5]
Jashtë Imambarës është një varrezë (pjesë e imambarës) që u krijua si një vend varrimi për studiuesit. Shumë personalitete të shquara janë varrosur në këtë varrezë.[1] Njerëzit e varrosur në këtë varrezë përfshijnë Maulana Syed Kalbe Hussainin, Maulana Syed Kalbe Abidin, Maulana Syed Ibne Hasan Nonaharvin, Sultan-ul-Ulema Maulana Syed Qaim Mahdin dhe Maulana Syed Mohammad Waris Hasan Naqvin.
Në fshatin Nasirabad të paraardhësve të Ayatollah Syed Dildar Ali Naseerabadit ndodhet një imambarë me të njëjtin emër (Imambara Ghufran Ma'ab).
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.