![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a1/Electronic_component_inductors.jpg/640px-Electronic_component_inductors.jpg&w=640&q=50)
Induktori
From Wikipedia, the free encyclopedia
Nëse një përçues mbështillet në formë të një suste cilindrike fitohet induktori. Induktori mund të jetë drejtvizor dhe cilindrik. Fizika na mëson se çdo dukuri elektrike përcillet me një dukuri magnetike dhe anasjelltas, prej dukuritë elektrike dhe magnetike shkojnë gjithmonë së bashku dhe këtë e shpjegon dukuria e elektromagnetizmit. Rreth përçuesit nëpër të cilin kalon rryma elektrike formohet një fushë magnetike, pra nëse p.sh. nëpër një induktor rrjedh rryma elektrike e njëkahshme, në skajet e tij fitohet një fushë magnetike e pandryshueshme, që është e njëjtë si fusha magnetike e një magneti. Parametri themelor i çdo induktori quhet induktancë (ang. Inductance) dhe kjo madhësi zakonisht shënohet me L. Ekzistojnë edhe induktojë m induktancë të ndryshueshme. Ndërrimi i induktancës zakonisht arrihet me lëvizjen e bërthamës ferromagnetike me ndihmën e kaçavidës së vogël. Këta induktorë kanë zbatime kryesisht në frekuenca të larta të rendit (MHz).
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a1/Electronic_component_inductors.jpg/640px-Electronic_component_inductors.jpg)
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4b/Inductor.svg/150px-Inductor.svg.png)