Këllëç
From Wikipedia, the free encyclopedia
Këllëç ose këlliç është një shpatë e lakuar me origjinë në Lindjen e Mesme. Shpata e lakuar ose "këllëçi" ishte e përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme nga të paktën periudha osmane, me shembuj të hershëm që datojnë në epokën Abasid (shekulli 9).[1] Shpata persiane e quajtur tani "shamshir" shfaqet në shekullin e 12 dhe u popullarizua në Persi në fillim të shekullit të 16-të. Në vijim janë variacionet rajonale të këllëçit:
- Shamshir (Iran)
- Kilij (Turqi dhe Egjipt)
- Nimcha (Maroku)
- Pulwar (Afganistan)
- Talwar (Nënkontinenti Indian)
- Kirpaan (Punxhab)
- Shotel (Briri i Afrikës, kryesisht Etiopi dhe Eritrea)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/25/Pala_type_of_kilij.jpg/640px-Pala_type_of_kilij.jpg)