Këshilli i Ministrave i Shqipërisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Këshilli i Ministrave është pushteti zbatues i Shqipërisë. Këshilli drejtohet nga Kryeministri i Shqipërisë. Kryeministri emërohet nga Presidenti nga ata kandidatë, të cilët gëzojnë mbështetjen e shumicës në Kuvend; kandidati prandaj zgjidhet nga Kuvendi.[1] Në mungesë të kryeministrit, zëvendëskryeministri merr përsipër punët e tij. Janë pjese e Këshillit 19 anëtarë të tjerë të qeverisë, që shërbejnë si zëvendëskryeministra, ministra qeveritarë ose të dyja; ato zgjidhen nga kryeministri dhe pohohen nga Kuvendi.
Themelimi | 4 dhjetor 1912 |
---|---|
Shteti | Shqipëria |
Faqja zyrtare | kryeministria.al |
Dega zbatuese | |
Kreu i qeverisë | Edi Rama |
Emëruesi | Presidenti |
Selia | Kryeministria |
Degët | Ministritë e Shqipërisë |
Që nga prilli 2017, pas një përtëritjeje, 50% e ministrave të kabinetit janë gra. Kuvendi i Shqipërisë duhet të japë pohimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit. Kabineti është përgjegjës për zbatimin e politikave të jashtme dhe të brendshme. Drejton dhe kontrollon veprimtaritë e ministrive dhe trupeve të tjera shtetërore.[2]