KFOR
From Wikipedia, the free encyclopedia
KFOR (serbisht: КФОР) janë një trupë e armatosur ndërkombëtare e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës në Kosovë me qëllim të sigurimit të armatosur të Kosovës.
Fakte të shpejta Aktive, Shteti ...
KFOR | |
---|---|
Stema e KFOR-it në shkronja Latine dhe Cirilike | |
Aktive | 1999 – sot |
Shteti | 31 Shtete |
Pjesë e | NATO |
Mbylle
Formimi i kësaj trupe nën komandën e NATO-s është thirrur nga OKB-ja më 10 qershor 1999 në rezolutën 1244 me qëllim të krijimit të një hapësire sigurie për kthimin e refugjatëve të luftës. Qendra komanduese e trupës gjendet në kryeqytetin e Kosovës.
Në fillim (1999) trupa përbëhej nga kontingjentet e 40 kombeve me një fuqi ushtarake prej 50,000 ushtarakëve. Që prej 30 nëntorit 2012 në përbërjen e kësaj trupe janë rreth 5,565 ushtarakë nga 31 kombe anëtare të OKB-së.