monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia
Kalaja e Porto Palermos është një monument i trashëgimisë kulturore e ndërtuar në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1].
Kalaja e Porto Palermos | |
---|---|
Vendndodhja | Porto Palermo, Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri |
Organi drejtues | DRKK Vlorë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Nr. i referencës | VL049 |
Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparose dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m.
Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të.
Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.
Kalaja është shume me e vjetër se Ali Pashaj, ai e ka restauruar, e ka pasur ne kontroll këtë pike dhe vetëm si vizitor ka qene aty, nuk ka jetuar kurrë aty. Kishën (Shën Nikolla) nuk e ka bere ai ka qene atje, dhe gjelbërimi nuk është gjithëvjeçar ne dimër thahet.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.