![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/43/Rodoni_Castle_2016-07-15_01.jpg/640px-Rodoni_Castle_2016-07-15_01.jpg&w=640&q=50)
Kepi i Rodonit
mal / From Wikipedia, the free encyclopedia
41.353°N 19.2659°E / 41.353; 19.2659
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/43/Rodoni_Castle_2016-07-15_01.jpg/640px-Rodoni_Castle_2016-07-15_01.jpg)
Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit një nga lumenjtë e vegjël të Shqipërisë. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë te gjith kepin. Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse: të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.Kepi që rrethohet nga faleza të gjalla me lartësi rreth 25 metra, është i njohur dhe për Kalanë e Skënderbeut. Kalaja që gjendet mu në anë të detit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1450 – 1452, në mënyrë që të kishte një dalje më të shpejtë në Adriatik në rastin e një pushtimi Osman. Sipas një traktati të nënshkruar në 4 shkurt të vitit 1462, në rast lufte me turqit Raguza do të ndihmonte Skenderbeun me flotën e saj që do të dërgohej pikërisht në Rodon. Duke ju referuar dorëshkrimeve të Barletit kjo Kala ka patur jetë deri në vitin 1467, përpara se të vinin turqit e ta shkatërronin. Venedikasit e rindërtuan kalanë pas vitit 1500, dhe kjo ka mundësuar që të mbërrijë deri më sot në një gjendje mjaft të mirë.