![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/3e/La_Cattedrale_di_Lungro_costruita_nel_1721.jpeg/640px-La_Cattedrale_di_Lungro_costruita_nel_1721.jpeg&w=640&q=50)
Kisha Bizantine Italo-Arbëreshe
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kisha Bizantine Italo-Arbëreshe, thënë më thjeshtësisht Kisha Greko-Katolike Arbëreshe[1] dhe e njohur si Kisha Italo-Shqipëtare[2] (në latinisht: Ecclesia Italo-Albanica; në italisht: Chiesa Italo-Albanese[3]), është një nga 23 kishat katolike lindore të cilat, së bashku me kishën latine, përbëjnë kishën katolike romake.
Është një kishë e veçantë që është autonome (sui juris) në kungim me Ipeshkvit të Romës, që ruan strukturën, disiplinën, liturgjin dhe traditen bizantine, si e praktikuar nga Kisha Ortodokse Lindore dhe Kishat katolike të lindjës. Anëtarët e saj janë një grup komunitetesh shqiptarë (arbëreshët) historikisht të vendosur nga shekulli i pesëmbëdhjetë në Italinë e jugut[4] (Abruco, Apulia, Bazilikata, Molize, Kalabria), Siçilia. Në Italinë qendrore ata janë të pranishme vetëm në Abacinë territoriale të Grotaferratës (RM), në rajonin e Lacios.
Gjuhët liturgjike të Kishës Arbëreshe janë: greqishtja e vjetër, e përdorur tradicionalisht si gjuhë kishtare e botës së krishterë të Lindjes, dhe arbërishtja, gjuha amtare e besimtarëve arbëreshë. Popullsia shqiptare e Italisë ka ruajtur deri më sot gjuhën, ritet fetare dhe zakonet e origjinës së tyre. Kjo Kishë ruan trashëgiminë, traditën etnike, kulturore dhe fetare të popullit arbëresh.
Edhe se është një Kishë e veçant, me historinë e vet, nuk ka një primat ose një metropoli kishtare, por dy peshkopë dhe një arkimandrit. Aktualisht peshkopi i Ungrës është Imzot Donato Oliverio; Eparkia e Horës së Arbëreshëvet (është administratori apostolik Imzot Giorgio Demetrio Gallaro) dhe Monastiri i Grotaferratës (është administratori apostolik Imzot Marcello Semeraro) janë tani të zbrazëta dhe presin një peshkop dhe një arkimandrit të ri.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/3e/La_Cattedrale_di_Lungro_costruita_nel_1721.jpeg/320px-La_Cattedrale_di_Lungro_costruita_nel_1721.jpeg)