Kometa Hyakutake
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kometa Hyakutake (shifra ufiqale C/1996 B2) është një kometë e cila u zbulua në janar të vitit 1996. Kjo kometë kaloi shumë afër Tokës në mars të po këti viti. Edhe kjo kometë bënë pjesë në listën Kometat e mëdha si dhe specifikohet edhe me emrin: Kometa e Madhe e vitit 1996. Ky trup qiellor definohet si trupi që iu afrua më së afërmi Tokës në 200 vitet e fundit, edhe kjo kometë shihej me sy pa nevojën e ndonjë teleskopi apo dylbive, dhe miliona njerëz e vështruan në tërë botën, pasi që dukej e mrekullueshme dhe ndriçuese në netët e errta e të kthjellëta.
Kometa tërhoqi me vete një popullaritet dhe një vështrim të madh që paksa e zbehi interesimin për kometën Hale-Bopp e cila në po këtë vit afrohej në Sistemin diellor. Hyakutake arriti kulmin e ndriqueshmëris vetëm për pak ditë.
Hyakutake solli edhe disa risi për astronomët që e vështronin. Ajo më e rëndësishmja që zbuluan astronomët nga kjo komet ishin të ashtu quajturat rrezet X ishte hera e par që u indedifikuan këto rreze në një trup komete.
Kur sonda spaciale Ulysses e përshkoi bishtin e kësaj komete, ndodhi edhe një e pa pritur, bishti i saj doli më i gjati nga të gjitha kometat që i njeh bota deri më tani me një gjatësi prej 500 milion kilometra të joneve nukleare.
Hyakutake është një komet periodikisht shum e gjatë. Kjo mendohet se kishte kaluar edhe më parë në sistemin tonë Diellor, që thuhet se periodi i saj orbital është rreth 15 000 vjet, por influenza e saj gravitacionale të gazërave gjigande e rritë këtë tez në 72 000 vjet.