Komuna
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Komuna është njësi themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale në disa shtete.[1] Varësisht nga organizimi shtetërorë i disa shteteve, të cilat në vete përfshijnë komunat si njësi administrimi, ato kanë rëndësinë dhe funksionalitetin e tyre.
Historia
Komunat në disa shtete janë njësia administrative më e madhe shtetërore që formon shtetin (bashkë me komunat tjera), kurse në disa shtete komuna është pjesë përbërëse e ndonjë lloj organizimi administrative i cili paraqet nivelin e fundit ose në disa shtete (si Shqipëria) ka edhe 2 apo 3 nivele administrative edhe më të larta të organizimit territorial shtetërorë.
Në trojet shqiptare
Shqipëria
Deri me miratimin e ligjit 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” më 31 korrik 2014, Shqipëria ndahej në 12 qarqe, të ndarë në 65 bashki dhe 308 komuna.[2] Dallimi mes komunës e bashkisë vjen nga fakti që komunat qeverisin kryesisht në zona rurale, kurse bashkitë qeverisin kryesisht në zona urbane.[3] Nënndarjet e një komune quheshin fshatra dhe në raste të veçanta, qytete.
Kosova
Kosova përbëhet prej 38 komunave e të cilat paraqesin njësinë themelore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë.
Remove ads
Shih edhe
Burimi i të dhënave
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads