Krahinat Ilire
From Wikipedia, the free encyclopedia
Krahinat ilire ose Provincat ilire (kroatisht: Ilirske pokrajine, frëngjisht: Les Provinces Illyriennes) është nocion gjeografik për tokat kroate dhe sllovene nën sundimin francez në kohën e Napoleon Bonapartes, në periudhën mes viteve 1809 - 1814. Krahinat janë quajtur sipas emrit të popullsisë antike vendase ilire.
Nocioni i vjetër kroat për këto krahina është Slovinske drzhave. Francezët i themeluan këto krahina (provinca) më 14 tetor 1809 nga bashkimi i pjesës perëndimore të Korushkës, mandej nga krahinat e Kranjit dhe ato kroate në jugperëndim të lumit Sava, pastaj nga hapësirat përreth qyteteve të Goricës, Trieshtës dhe Rijekës, Gadishulli i Istrës, Dalmacisë dhe deri në Gjirin e Kotorrit. Krahinat ilire ishin të ndara në gjashtë njësi administrative:
- Korushka (selia Lienz),
- Istra (selia Trieste),
- Kranjska (selia Ljubljana),
- Kroacia Civile (selia Karlovac),
- Kroacia Ushtarake (selia Senj),
- Dubrovniku (selia Dubrovnik), dhe
- Dalmacia (selia Zadar).