Krionika
From Wikipedia, the free encyclopedia
Krionika është ruajtja e trupave të njerëzve dhe kafshëve në temperatura të ulëta që nuk mund të ruhen të gjallë nga mjekësia moderne deri në momentin kur rigjenerimi i plotë do jetë i mundur në të ardhmen. Momentalisht, krioprezervimi i njerëzve nuk është i kthyeshëm, që do të thotë se nuk është e mundur që të kthehen të gjallë njerëzit nga krioprezervimi. Shpjegimi i krionikës është që njerëzit që sot konsiderohen të vdekur sipas përcaktimeve të sotme ligjore ose mjekësore, nuk do të jenë të vdekur sipas standardeve të së ardhmes dhe se këta njerëz mund të nxirren jashtë krioprezervimit në të ardhmen.
|
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krionika mund të kryhet ligjërisht vetëm pasi njeriu është shpallur ligjërisht i vdekur.
Fjala krionikë vjen nga fjala greke κρύος (kryos), që do të thotë i ftohtë. Procedura të ngjashme me krionikën janë shfaqur për shumë kohë në shumë shembuj të fantashkencës.
Organizatat e krionikës nuk sigurojnë se ringjallja mund jetë e mundur. Prognoza për pacientët e krionikës është e ndryshme, p.sh. pacientët me tru të vdekur do kenë shumë pak mundësi rikuperimi edhe me teknologjinë e parashikuar të krionikës, kurse pacientët që qelqëzohen (që i nënshtrohen procedurës) menjëherë pas arrestit kardiak të pakthyeshëm, është e menduar se do të kenë mundësinë më të mirë për tu kthyer përsëri.Shumica e mbështetësve të krionikës e shohin atë si një teknologji mjekësore spekulative, pa ndryshim në princip me defribilatorin ose ACLS (Advanced Cardiac Life Support).