From Wikipedia, the free encyclopedia
Kryeministri i Serbisë (Serbisht: premijerka Srbije), zyrtarisht Kreu i Qeverisë së Republikës së Serbisë (Serbisht: predsednica Vlade Republike Srbije) është ministri kryesor ekzekutiv i Qeverisë së Serbisë.[1] Kryeministri drejton punët e qeverisë dhe i paraqet Asamblesë Kombëtare programin e qeverisë, duke përfshirë një listë të ministrave të propozuar. Dorëheqja e kryeministrit rezulton me shkarkimin e qeverisë.
Kreu i Qeverisë i Serbisë
Председница Владе Србије Predsednica Vlade Srbije | |
---|---|
Qeveria e Serbisë | |
Stili | Shkelqësia e Saj |
Lloji | Kreu i qeverisë |
Anëtar/e i | Qeverisë |
Selia | Rruga Nemanjina 11 |
Nominues | Presidenti |
Emërues | Asambleja Kombëtare |
Kohëzgjatja e detyrës | Nuk ka kufi afati |
Themelimi | 27 gusht 1805 |
Mbajtësi i parë | Matija Nenadoviq |
Emra jo-zyrtar | Kryeministri |
Pagesa | 148,772 dinar serbe/1,257 euro në muaj |
Faqja zyrtare | srbija |
Zyrtari i parë ishte Matija Nenadoviq, i cili u bë kryeministër më 27 gusht 1805.[2] Kryeministrja aktuale, Ana Bërnabiq u propozua nga ish-kryeministri dhe presidenti aktual i Republikës, Aleksandar Vuçiq, dhe u zgjodh e u emërua nga Asambleja Kombëtare më 29 qershor 2017.[3] Bërnabiq aktualisht kryeson kabinetin e saj të 3-të, i cili u formua më 26 tetor 2022.[4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.