Kupa Evropiane e Kombeve 1960
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kupa Evropiane e Kombeve e vitit 1960 ishte kampionati i parë i futbollit në Evropë nën drejtimin e UEFA-së. Finalja e kampionatit u mbajt në Paris ku ekipi i Bashkimit Sovjetik fitoi në lojën shtesë 2-1 kundër ekipit Jugosllavisë.
Kampionati Evropian i Futbollit 1960 UEFA European Nations Cup UEFA Championnat Européen du Football France 1960 | ||
Logo zyrtare e Euro 1960 | ||
---|---|---|
Oganizues | Franca | |
Stadiume | 2 (në 2 qytet) | |
Data e mbajtjes | 6 korrik - 10 korrik | |
Garues | 4 | |
Kampion | Bashkimi Sovjetik | 2 1 |
I dyti | Jugosllavia | |
Ndeshje | 4 | |
Gola | 17 | |
Spektatorë | 78 958 | |
Golashenuesi më i mirë | Stampa:Country data URS Valentin Ivanov Stampa:Country data URS Viktor Ponedelnik Milan Galić Dražan Jerković François Heutte (2 gola) |
Kampionati u zhvillua në sistemin "knockout" dhe në të morën pjesë 17 kombëtare. Kombëtaret deri në gjysmë-finale ndeshjet i zhvilluan nikoqir/mysafir dhe nga to katër ekipe morën pjesë në ndeshjet finale. Zgjedhja e kundërshtarëve në lojnat e pjesës finale u bë pasi janë bërë të ditur finalistët.
Kombëtarja spanjolle e futbollit refuzoi që të udhëtojë në Bashkimin Sovjetik dhe për këtë u diskualifikua nga kampionati. Kështu katër finalistët dhe tri kombëtaret e bllokut lindorë BRSS-ja, Çekosllovakia dhe Jugosllavia u kualifikuan për pjesën finale të mbajtur në Francë.
Në finale jugosllavët shënuan së pari, mirëpo sovjetët të udhëhequr nga portieri Lev Yashin, barazuan në minutën e 48-të. Në fund të lojës së rregullt rezultati ishte 1-1 dhe shtatë minutat e fundit të lojës shtesë Viktor Ponedelnik me golin e tij ia dhuroi sovjetëve kupën e parë të Kampionatit Evropian.