Lidhjet kimike
Kimi / From Wikipedia, the free encyclopedia
Atomet kanë aftësi të reagojnë në mes vetë dhe të formojnë molekulat. Aftësia e atomeve te nje elementi për tu lidhur me nje numer te caktuar te atomesh te nje elementi tjeter quhet valencë, ndërsa lidhje në mes atomeve në molekulë quhet lidhje kimike. Kjo teori e lidhjes kimikë është zbatuar në fillim të shekullit XX dhe bazohet në punimet Koselit dhe Luisit. Kjo teori bazohet në modelin atomik të Borit, dhe në raportin e konfiguracionit elektronik dhe reaktivitetit kimik të atomeve. Sipas Luisit gjatë reaksionit kimikë mes atomeve mund të vendosën një ose më shumë qifte të elektroneve (lidhja kovalente). Secili element kimik tenton të arrij konfiguracionin elektronik stabil, ashtu si gazet inerte (oktetin elektronik). Gjatë lidhjes së atomeve ndërmjet vetë lirohet energjia. Shumica e atomeve në natyrë formohen për të qen në mënyrë stabile për nga energjia. Përveç kësaj atomet mundën edhe të formojnë lidhjet më kalimin e plot të elektroneve nga një atom në tjetrin (formimi i joneve). Jonet e formuara për shkak të tërheqjes elektrostatikë, mund të formojnë lidhje jonike ose rrjetë kristalore jonike. Në një molekulë mund të ekzistojnë disa lidhje si ajo kovalente, jonike apo edhe lidhje të ndërmjetme. Atomet e metaleve apo edhe të aliazheve të tyre formojnë ashtu të quajturat lidhë metalikë në rrjetë kristalorë.
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Pra, forcat të cilat i mbajnë të lidhura dy apo më tepër atome quhen lidhje kimikë. Gjatë reaksioneve kimikë lidhjet kimikë rirregullohen d.m.th shkëputën lidhje kimikë dhe formohen lidhje kimikë të reja. Në këto raste formohen substanca të reja kimikë. Për shkak të vetive të ndryshme të atomeve formohen edhe lidhje jonike, kovalente dhe metalikë.
Llojet e ndryshme të lidhjeve kimikë janë rezultat i shpërndarjes së ndryshme të elektroneve midis atomeve që formojnë lidhje.