Lufta tregtare Kinë–Shtetet e Bashkuara është një konflikt ekonomik në vazhdim midis dy ekonomive më të mëdhaja botërore, Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2018, presidenti amerikan Donald Trump filloi duke vendosur tarifa dhe pengesa tregtare mbi Kinën për të bërë ndryshime në atë që Shba-ja e quan "praktika të padrejta tregtare".[1] Mes këtyre praktikave tregtare dhe efekteve të tyre ishte edhe rritja e defiçitit të tregtisë, vjedhja e pronës intelektuale si dhe kalimi me forcë i teknologjisë amerikane në Kinë.[2]
Që nga vitet 1980', Trump mbrojti tafikat për të reduktuar defiçitin e tregtisë të Shba-së dhe të promovonte prodhimin e brendshëm, duke thënë se shteti po "shqyhej" nga partnerët e tyre të tregtisë; vendosja e këtyre tarifave ishte një nga pikat kryesore e fushatës së tij presidenciale. Edhe pse disa ekonomistë dhe politikanë argumentojnë se defiçiti i vazhdueshëm i tregtisë së Shba-së është problematike, shumë ekonomistë të tjerë thojnë se nuk është problem,[3] dhe pak nga ata e kanë mbrojtur vendosjen e tarifave si një zgjedhje të problemit, duke përmendur provat historike që përshkallëzimi i konflikteve të tarifave nuk nxjerr asnjë fitues.[4][5][6][7]
Në Shtetet e Bashkuara, lufta tregtare ka sjellur probleme për fermerët dhe prodhuesit e mallrave si dhe çmime më të larta për konsumatorët.[8] Edhe disa shtete të tjera janë dëmtuar në ekonomi,[9] edhe pse disa shtete kanë përfituar nga rritja e prodhimit për të mbushur boshllëqet. Kjo ka çuar gjithashtu në destabilitet në treg. Qeveritë e disa shteteve, përfshirë Kina dhe Shtetet e Bashkuara, kanë ndërmarë hapa për të treguar disa nga dëmet. Kjo luftë tregtare është kritikuar ndërkombëtarisht; në Shba, bizneset dhe organizatat argrikulturale kanë shfaqur kritika, edhe pse shumica e fermerëve vazhdojnë të mbështesin Trumpin. Qëndrimi i politikanëve të Shba-së ka qënë i përzier.
Lufta tregtare ka shkaktuar një përkeqsim të madh të marrëdhënjeve Kinë–Shba pasi shtetet vendosën tarifa mbi njëra-tjetrën për më shumë se një vit, me Trumpin i cili kërcënoi se do të kishte më shumë.[10][11][12]
Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dy ekonomitë më të madhe të botës; Shba-ja ka prodhim të brendshëm bruto më të lartë nominal kurse Kina ka prodhim të brendshëm bruto më të lartë në termat e PPP. Këto shtete deri tani kanë qënë shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë globale.
Deri në vitin 1984, Shtetet e Bashkuara ishin partneri i tretë i Kinës në tregti, kurse Kina ishte e 14ta për Shba-në. Megjithatë, rinovimi vjetor i statusit të MFN-së të Kinës u kundërshtua vazhdimisht nga grupet e presionit anti-kinez gjatë seancave dëgjimore të kongresit amerikan. Për shëmbull, importet e Shba-së nga Kina pothujase u dyfishuan brënda pesë viteve nga 51.5 miliard $ (84.2 miliard $ me dollarin e vitin 2019) në vitin 1996 në 102 miliard $ (148 miliard $ me dollarin e vitit 2019) në vitin 2001.[13] Industria e tekstilit amerikan loboi Kongresin dhe mori tarifat për tekstilet kineze sipas Marrëveshjes së OBT për Tekstile dhe Veshje. Si reagim ndaj shtypjes së protestave të Sheshit Tiananmen të vitit 1989, administrata e Bushit dhe Kongresi vendosën kufizime administrative dhe ligjore për investimet, eksportet dhe marrëdhëniet e tjera tregtare me Kinën.[14]
2018
22 janar: Trump njoftoi vendosjen e tarifave mbi panelet djellore dhe lavatriçet.[17] Rreth 8% të importeve të paneleve djellore në Amerikë në vitin 2017 vinin nga Kina.[18] Importet e lavatriçeve nga Kina arrinin shifrën e 1.1 miliard $ në vitin 2015.[19]
1 mars: Trump njoftoi tarifat e reja mbi çelikun dhe aluminin për të gjitha shtetet.[20] Shtetet e Bashkuara kishin inportuar 3% të çelikut të tyre nga Kina.[21]
22 mars: Trump i kërkoi përfaqsisë tregtare të Shteteve të Bashkuara (USTR) të niste vendosjen e tarifave nbi mallrat kinez me vlerë 50-60 miliardë $.[22][23] Ai u mbështet te Seksioni 301 i Aktit të Tregtisë i vitit 1974 për këtë kërkesë, duke thënë se qëllimi i tarifave ishte "një përgjigje për praktikat e padrejta të tregtisë nga Kina për vite me rradhë", përfshirë edhe vjedhjen e pronës intelektuale.[24][25] Mbi 1,300 kategori të importeve kineze u listuan për tarifë, përfshirë edhe pjesët e avionit, bateritë, televizorët e sheshtë, pajisjet mjeksore, satelitët dhe armë të ndryshme.[26][27]
2 prill: Ministria e Tregtisë së Kinës u kundërpërgjigj duke vendosur tarifa mbi 128 produkte të importuara nga Amerika, përfshirë aluminin, avionët, makinat, mishin e derrit, dhe sojën (të cilat u taksuan 25%), si dhe frutat, arrat dhe tubat e çelikut (15%).[28][29][30] Sekretari amerikan i tregtisë Wilbur Ross tha se tarifat e vendosura nga Kina ndikuan në vetëm 0.3% të prodhimit të brendshëm bruto të Shba-së, kurse sekretari për shtyp Sarah Huckabee Sanders deklaroi se lëvizjet do të ishin "dhimbje afatshkurtra", por do të sillnin "sukses afatgjatë".[31][32] Më 5 prill, Trump u përgjigj duke thënë se po mendonte për një tjetër raund tarifash mbi 100 miliardë $ shtesë të importeve kineze pas hakmarrjes së Pekinit.[33] Në ditën e ardhshme, Organizata Botërore e Tregtisë mori një kërkesë nga Kina për konsulta mbi tarifat e reja nga Shba-ja.[34]
15 maj: Liu He, Zëvëndëskryeministri dhe antari i byrosë së Kinës, si dhe këshilltari më i lartë ekonomik i presidentit të KinësXi Xhinping, vizitoi Uashingtonin për bisedime të mëtejshme tregate.[35]
20 maj: zyrtarët kinezë ranë dakord të "ulin ndjeshëm" deficitin tregtar të Amerikës me Kinën[35] duke u zotuar të "rrisin ndjeshëm" blerjet e saj të mallrave amerikane. Si rezultat i kësaj, Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin deklaroi se "Neve po e pezullojmë luftën tregtare".[36] Megjithatë, drejtori i Këshillit Kombëtar të Tregtisë të Shtëpisë së BardhëPeter Navarro deklaroi se nuk kishte asnjë "luftë tregtare", por se kishte një "mosmarrëveshje tregtie, e drejtë dhe e thjeshtë. Ne e humbëm luftën tregtare shumë kohë më parë."[37]
21 maj: Trump shkoi në Twitter se "Kina ka pranuar të blejë një sasi masive të produkteve agrikulturale/bujqësore SHTESË, edhe pse ai më vonë qartësoi se blerjet ishin të kushtëzuara nga mbyllja e një "marrëveshje të mundshme".[38]
29 maj: Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të vendoste tarifa 25% mbi mallrat kineze me vlerë 50 miliard $ me një "teknologji të rëndësishme industriale"; lista e plotë e produketve që të do të tarifoheshin do të publikohej më 15 qershor:[39] U planifikua gjithashtu imponimi i kufizimeve të investimeve dhe kontrolle të zgjeruara të eksportit për individë dhe organizata të caktuara kineze për t'i parandaluar ata të përvetësojnë teknologjinë e Shba-së.[40] Kina tha se do të ndërpriste bisedimet tregtare me Uashingtonin nëse sanksionet tregtare do të vendoseshin.[41]
15 qershor: Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të vendosnin një tarifë 25% në mallrat kineze me vlerë 50 miliardë $. Tarifat mbi mallrat me vlerë 34 miliardë $ do të fillonin më 6 korrik, kurse pjesa tjetër 16 miliardë $ do të niste në një datë më të mëvonshme.[42][43][44] Ministri i Tregtisë i Kinës akuzoi Shtetet e Bashkuara për nisjen e një lufte tregtare dhe tha se Kina do të përgjigjet me tarifa të ngjashme për importet amerikane, duke nisur nga 6 korriku 2018:[45] Tre ditë më vonë, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të vendoste një tjetër tarifë shtesë 10% mbi mallra kineze me vlerë 200 miliard $ nëse Kina do të hakmerrej ndaj tarifave amerikane.[23] Lista e produkteve të përfshira në këtë raund tarifash u publikua më 11 korrik 2018 dhe u vendos të zbatohej brenda 60 ditësh.[46]
19 qershor: Kina kundërpërgjigjet, duke kërcënuar të vendosë tarifa mbi mallrat amerikane me vlerë 50 miliard $. Ata gjithashtu shtuan se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një luftë tregtare. Importet dhe eksportet e tregjeve në disa shtete kishin frikë se tarifat do të prishnin zinxhirët e furnizimit e cila mund të "grryente botën".[47]
6 korrik: Tarifat amerikane ndaj mallrave kineze me vlerë 34 milard $ hynë në fuqi. Kina u hakmorr duke vendosur tarifa të njëjta ndaj mallrave amerikane me vlerë të ngjashme. Kjo tarifë përfshinte 0.1% të prodhimit të brendshëm bruto global.[48][49] Më 10 korrik, Shba-ja publikoi një listë fillestare për mallra kineze shtesë me vlerë 200 miliard% që do të ishin subjekt i tarifës 10%.[50] Dy ditë më vonë, Kina u zotua të hakmerrej me tarifa shtesë ndaj produkteve amerikane me vlerë vjetore 60 miliard $.[51]
8 gusht: Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara publikoi listën e finalizuar me 279 mallra kineze, me vlerë 16 miliard $, që do të tarifoheshin 25% duke nsiur nga 23 gushti.[52][53][23] Si kundërpërgjigje, Kina gjithashtu vendosi tarifë 25% në mallra amerikane me vlerë 16 miliard $ që gjithashtu do të hynte në fuqi më 23 gusht.[54]
14 gusht: Kina paraqiti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), duke deklaruar se tarifat e Shba-së për panelet diellore të huaj bien ndesh me vendimin e OBT-së, duke destabilizuar tregun ndërkombëtar për produktet diellore. Kina deklaroi se ndikimi që rezultoi dëmtoi drejtpërdrejt interesat legjitime të tregtisë së Kinës.[55]
22 gusht: Nën-sekretari i thesarit amerikan David Malpass dhe zëvëndës-ministri i tregtisë kineze Wang Shouwen u takuan në Uashington me qëllimin për të rihapur negociatat. Ndërkohë, më 23 gusht, tarifat e premtuara nga Kina dhe Shba-ja mbi mallrat respektive me vlerë 16 miliard $ hynë në fuqi.[56] Katër ditë më vonë, Kina paraqiti një ankesë të re te OTB-ja ndaj Shba-së në lidhje me tarifat shtesë.[57]
17 shtator: Shba-ja njoftoi vendosjen e tarifës 10% mbi mallrat kineze me vlerë 200 miliard $; kjo tarifë do të hynte në fuqi më 24 shtator dhe do të rriteshe në 25% në fund të vitit. Ata gjithashtu kërcënuan se do të vendosin tarifa mbi importet kineze shtesë me vlerë 267 miliard $ nëse këta të fundit do të kundërpërgjigjeshin.[58] Megjithatë, Kina u kundërpërgjigj një ditë më vonë me një tarifë 10% mbi importet amerikane me vlerë 60 miliard $.[59][60] Deri më tani, Kina ka vendosur ose propozuar tarifa për mallra amerikane me vlerë 110 miliardë $, që përfaqësojnë shumicën e importeve të saj të produkteve amerikane.[58]
10 nëntor: Drejtori i Këshillit Kombëtar të Tregtisë të Shtëpisë së Bardhë Peter Navarro prentendoi se një grup miliarderësh nga Wall Street po kryenin një operacion influencial në emër të qeverisë kineze duke dobësuar presidentin dhe pozicionin e Shba-së në negociata; ai i nxiti ata të investonin në rripin e ndryshkur.[61][62]
30 nëntor: Presidenti Trump firmosi marrëveshjen e rishikuar Shba–Meksikë–Kanada në Buenos Aires të Argjentinës. Marrëveshja kishte një artikull 32.10 që synonte ndalimin e çdo ekonomie jo-tregtare, veçanërisht Kinën, që të përfitonte nga marrëveshja.[63][64][65]Jorge Guajardo, ish ambasadori i Meksikës në Kinë tha se "një gjë që kinezët duhet ta dinë është se kjo nuk ishte një problem i Trump; ishte një problem botëror. Të gjithë janë lodhur nga mënyra sesi Kina luan me sistemin e tregtimit dhe bën premtime që kurrë nuk arrijnë asgjë."[66]
1 dhjetor: Rritjet e planifikuara të tarifave u shtynë. Shtëpia e Bardhë deklaroi se të dy palët "menjëherë do të fillojnë negociatat për ndryshimet strukturore në lidhje me transferimin e detyruar të teknologjisë, mbrojtjen e pronës intelektuale, barrierat jo-tarifore, ndërhyrjet në internet dhe vjedhjet në internet".[67][68] Sipas administratës Trump, "Nëse në fund të [90 ditëve], palët nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje, tarifat prej 10% do të rriten në 25%".[69][70] Zyra e përfaqësuesit të tregtisë së Shba-së konfirmoi se afati i vështirë për ndryshimet strukturore të Kinës është 1 marsi i vitit të ardhshëm.[71]
4 dhjetor: Presidenti i New York FedJohn Williams tha se ai besonte që ekonomia e Shba-së do të qëndronte e fuqishme në vitin 2019.[72] Willimas priste që rritja e normës së interesit do të ishte e nevojshme për mbajtjen e ekonomisë. Ai deklaroi: "Duke pasur parasysh këtë perspektivë të rritjes së fortë, tregut të fortë të punës dhe inflacionit pranë objektivit tonë dhe duke marrë parasysh të gjitha rreziqet e ndryshme rreth perspektivës, unë pres që rritjet e mëtejshme graduale të normave të interesit do të sponsorizojnë më së miri një zgjerim të qëndrueshëm ekonomik."[72]
11 dhjetor: Trump njoftoi se Kina po blinte një "sasi të jashtëzakonshme" të sojës amerikane. Tregtarët e mallrave nuk panë asnjë provë të blerjeve të tilla, dhe gjatë gjashtë muajve të ardhshëm eksportet e sojës në Kinë ishin rreth një e katërta ato që ishin në vitin 2017, para se të fillonte lufta tregtare. Kina thuhet se i konsideroi blerjet e mallrave të fermave amerikane si kusht pas mbylljes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare.
2019
14 janar: Një artikull në Wall Street Journal raportoi se teprica tregtare e Kinës me Shtetet e Bashkuara për vitin 2018 ishte një rekord 323.32 miliardë $ pavarësisht nga tarifat e Trump.[73]
6 mars: Departamenti i Tregtisë së Shba-së deklaroi se në vitin 2018 deficiti tregtar i Shba-së me Kinën arriti në 621 miliardë dollarë, më i larti që kishte qenë që prej vitit 2008.[74]
5 maj: Trump njoftoi se tarifat e mëparshme 10% mbi mallrat kineze me vlerë 200 miliard $ do të rriteshin në 25% duke nisur nga 10 maji.[75] Me njoftimin nga USTR, Regjistri Federal në 9 maj botoi modifikimin e detyrës në ose pas orës 12:01 p.m. Zona Lindore e Kohës nga 10 deri në 25% për produktet e Kinës të mbuluara nga aksioni i shtatorit 2018.[76]
Reagimet në Kinë
Gazeta e Partisë KomunisteE përditshmja e popullit ka deklaruar se Kina do t'a përballojë luftën tregtare, duke shtuar se politikat e Trumpit po ndikojnë në konsumatorët amerikanë.[77]
Në shtator 2019, Lu Xiang, një analist në Akademië Kineze të Shkencave Sociale, shfaqi pensimizëm në lidhje me përfundet e bisedimeve të ardhshme, duke e quajtur Trumpin "të paparashikueshëm". Ai deklaroi: "Mund të përpiqemi të gjejmë vetëm të dhëna të arsyeshme në marrëzitë e tij."[78]
Raportimi i brendshëm mbi luftën tregtare është i çensuruar.[79]
Lufta tregtare është një temë e zakonshme në mediat sociale kineze, me një meme të njohur në internet që i referohet Thanosit, një personazh negativ nga Marvel Comics dhe Marvel Cinematic Universe i cili asgjëson gjysmën e të gjithë jetës në univers duke përdorur Gurët e Pafundësisë, duke bërë shaka se Trump në mënyrë të ngjashme do të asgjësojë gjysmën e investitorëve të Kinës.[80][81]
Reagimet në Shba
Kongresi
Udhëheqësi i Senatit Demokratik Chuck Schumer vlerësoi tarifat e larta të presidentit Trump kundër avantazheve të supozuara të Kinës ndaj Shba-së, duke deklaruar: "Demokratë, Republikanë, Amerikanë dhe çdo ideologji politike, çdo rajon i shtetit duhet t'i mbështesë këto veprime." Senatorë të tjerë demokratë që kanë mbështetur veprimet e Trumpit janë Bob Menendez, Sherrod Brown dhe Ron Wyden.[82][83][84][85][86] Mbështetje bipartizane nga Dhoma e Përfaqësuesve për veprimet e Trump ka ardhur nga Nancy Pelosi,[87][88][89]Brad Sherman,[90]Kevin Brady[82] dhe Ted Yoho.[90]
Senatorë të tjerë nga të dy partitë kanë kritikuar Trump për luftën tregtare, përfshirë Charles E. Grassley,[91]Tim Kaine,[92]Mark Warner,[92]Elizabeth Warren[93] dhe Ron Wyden.[94]
Senatorë të tjerë republikanë kanë dhënë deklarata më të matura. Mitch McConnell tha se "askush nuk fiton një luftë tregate", por kishte shpresë se taktikat "do të na nxirrnin ne në një pozicion më të mirë, krah Kinës." John Cornyn deklaroi se "ka shumë shqetsime".[95]Joni Ernst tha në maj 2019 se "tarifat janë të dëmshme" për fermerët, por ata "na duan neve që të gjejmë një rrugë përpara me Kinën", duke shtuar se "Ne shpresojmë të arrijmë një marrëveshje së shpejti."[96]
Industria amerikane
Në vitin 2018, pas njoftimit të rritjeve të tarifave nga ana e Shba-së dhe Kinës, përfaqsuesit e disa nga industrive më të mëdhaja në Shba shfaqën frikën e tyre rreth efekteve që këto tarifa mund të kishin në bizneset e tyre. Organizatat që ishin kritike ndaj luftës tregtare përfshinin edhe Shoqatën e Udhëheqësve të Industrisë me Pakicë. Disa kryebashkiakë që përfaqësonin qytete me një mbështetje të rëndë në sektorin e prodhimit gjithashtu shprehen shqetësimet e tyre.[97] Në shtator 2018, një koalicion biznesesh njoftoi një fushatë lobimi e quajtur "Tariffs Hurt the Heartland" për të protestuar ndaj tarifave të vendosura,[98] pasi tarifat amerikane ndaj çelikut kinez, aluminit dhe disa kimikateve kontribuan në rritjen e shpenzimeve të pajisjeve agrikulturale në Shtetet e Bashkuara.[99] Një raport nga Logisym zbuloi se, pavarësisht çmimeve në rritje, kërkesat për shërbimin e transportit të mallrave u rrit dhe importet nga Kina në Shba u rritën nga 38,230 milion $ në 50,032 milion $. Disa komentues kanë vërejtur se përkundër frikës së rënies së tregtisë, rritja e importeve dhe shërbimeve të mallrave sinjalizuan një rritje të kërkesës për mallra nga Kina.[100]
Mbi 600 kompani dhe shoqata tregtare i shkruajtën Trump në mesin e vitit 2019 për t'i kërkuar atij të hiqte tarifat dhe t'i jepte fund luftës tregtare, duke thënë se tarifat e rritura do të kishin "një ndikim domethënës, negativ dhe afatgjatë në bizneset amerikane, fermerët, familjet, dhe ekonominë amerikane ".[101]
Reagimet ndërkombëtare
Më 1 qershor 2018, pas një veprimi të ngjashëm nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian filloi ankesat ligjore të OBT-së kundër Kinës, të cilat e akuzuan atë për punësimin e praktikave tregtare që diskriminonin ndaj firmave të huaja dhe minonin të drejtat e pronësisë intelektuale të kompanive të BE-së. Komisionerja Evropiane për tregtinë Cecilia Malmström tha "Ne nuk mund të lejojmë asnjë vend të detyrojë kompanitë tona të dorëzojnë këtë njohuri të fituar me vështirësi në kufirin e saj. Kjo është kundër rregullave ndërkombëtare për të cilat ne të gjithë kemi rënë dakord në OBT."[102] Zyrtarët amerikanë, evropianë dhe japonezë kanë diskutuar strategjinë e përbashkët dhe kanë ndërmarrë veprime kundër konkurrencës së padrejtë nga Kina.[103][104][105]
Një artikull i shkruar në shtator 2018 nga Brahma Chellaney tha se lufta tregtare e Amerikës me Kinën nuk duhet të errësojë një kthim mbrapa më të gjerë kundër praktikave të tregtisë, investimeve dhe huadhënies merkantiliste të Kinës.[106]
Në samitin e G20 2018, lufta tregtare ishte në rendin e ditës për diskutim.[107]
"Stark China warning to US over trade"[Paralajmërim i rreptë i Kinës ndaj SHBA mbi tregtinë] (në anglisht). BBC News. 3 qershor 2018. Marrë më 3 qershor 2018.
Donnan, Shawn; Jacobs, Jennifer; Niquette, Mark; Han, Miao (23 gusht 2018). "US, China each impose $16 billion of fresh tariffs as talks resume"[Shba, Kina secila vendosin tarifa të reja mbi mallra me vlerë 16 miliard $ me bisedimet që rifillojnë] (në anglisht). livemint.com. Marrë më 20 nëntor 2018.
"China's Tariffs on the US – List 3"[Tarifat e Kinës mbi Shba-në – Lista 3]. Asiapedia (në anglisht). Dezan Shira and Associates. 18 shtator 2018. Marrë më 15 tetor 2019.
"Pelosi Statement on Trump Trade Brinkmanship"[Deklarata e Pelosit për Brinkmanshipit e Tregtisë Trump]. Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara (në anglisht). 29 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2018. Marrë më 9 tetor 2019.
"US, EU, Japan jointly denounce unfair trade"[SH.B.A., BE, Japonia së bashku denoncojnë tregtinë e padrejtë] (në anglisht). Business Times. 26 shtator 2018. Marrë më 31 gusht 2020.
"G20 leaders back WTO reform at summit"[Drejtuesit e G20 mbështesin reformën e OBT në samit] (në anglisht). Australian Associated Press. 2 dhjetor 2018. Marrë më 31 gusht 2020.