Lumi i Bunës
lumë në Shqipëri dhe Mal të Zi / From Wikipedia, the free encyclopedia
Lumi Buna (latinisht Barbana, malazisht Bojana) buron nga Liqeni i Shkodrës dhe derdhet në Detin Adriatik. Buna është i vetmi emisar (kanal nëpër të cilin derdhet në det uji i një liqeni) i Liqenit të Shkodrës. Pas fshatit Samrisht, Buna kthehet në kufi shtetëror midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.