Lushnja
qytet në Shqipëri, në qarkun Fier / From Wikipedia, the free encyclopedia
Lushnja është një qytet në Shqipërinë qendrore. Ajo ka 58.200 banorë (2005) dhe është kryeqendra e rrethit së Lushnjës. Qyteti i Lushnjës shtrihet në lindje të fushës së Myzeqesë, buzë kodrave të Darsisë. Territori i tij ze një sipërfaqe prej 37 km². Bashkia Lushnje numëron një popullsi prej rreth 66534 banorë. Qyteti është i ndarë në tetë lagje, të organizuara në pesë rajone.
Lushnje | |
---|---|
Popullsia | 54 813 |
{{{postal_code_type}}} | 9001 |
Faqja zyrtare | Bashkia e Lushnjës |
Objektet e pushtetit vendor janë të vendosura në sheshin qendror, po këtu janë edhe institucionet kulturore artistike, historike, sportive etj. si: Kinoteatri, Muzeu Historik, Biblioteka Publike, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Stadiumi etj. Kinoteatri mban emrin e këngëtares së madhe Vaçe Zela. Stadiumi i qytetit të Lushnjës mban emrin e legjendës së futbollit lushnjar dhe atij shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu. Në qytetin e Lushnjës ka një rrjet të tërë institucionesh arsimore dhe kërkimore kombëtare. Instituti i Kërkimeve Bujqësore, tashmë me emërtim të ri, zhvillon prej dekadash një veprimtari të gjerë kërkimore-shkencore me dobi kombëtare. Katër vite më parë, aty u çel filiali i Universitetit Bujqësor të Tiranës. Gjithashtu këtu gjendet edhe shkolla e mesme bujqësore profesionale kombëtare, e cila është hapur dekada më parë. Përgjatë bulevardit kryesor, shtrihet lulishtja e madhe e qytetit. Sipërfaqe të gjelbërta ka edhe në brendësi të lagjeve. Vitet e fundit, rrugët e qytetit janë më të gjelbëruara me pemë dekorative të llojeve të ndryshme. Ndersa ne qender te sheshit ndodhet nje statuj e madhe per nje nga heronjt te clirimitƙ te lushnjes.
Lushnja ka një pozitë të favorshme gjeografike. Këtu kryqëzohen arteriet më të rëndësishme të komunikimit ndërqytetës. Autostrada veri-jug kalon pranë qytetit dhe vendeve te tjera si lapidar ku ndodhet rrotonda e cila te drejton per ne tiran gramsh elbasan dhe qytete tjra te vogla. Nga këtu nis edhe rruga më e rëndësishme e lindjes, Berat -Skrapar e më tej. Gjithashtu nëpërmjet rrugëve dytësore, Lushnja ka shkurtuar distancën me Elbasanin Divjaken Fierin dhe qytetet e tjera të këtij qarku.