Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Marrëdhëniet Ruso - Shqiptare ne dhjetor 1991 MPJ e Shqipërise doli me deklaraten, ku Tirana njihte Federaten Ruse si trashegimtare me te drejta te BRSS.
Me 6 gusht 1992 vizitoi Shqipërine zevendes ministri i jashtëm I FR V. Çurkin. Gjate vizites u nenshkrua Protokolli mbi zhvillimin e konsultimeve te rregullta midis MPJ te FR dhe MPJ te RSH.
8-11 dhjetor 1997 – gjate vizites se punes te ministrit te jashtëm te RSH P. Milo ne FR u kembyen letrat mbi ratifikimin e Konventes Konsullore dhe Konventës mbi heqjen e tatimit te dyfishte ndaj tatimeve per te ardhurat dhe mallin. Me 5 maj 1998 ne Strasburg u zhvilluan bisedimet e ministrave te punëve te jashtme te FR J. Primakov dhe te RSH P. Milo.
Ne qershor 1998, gjatё qendrimit ne Tirane, zevendes ministri i jashtëm i Rusisë A. Andejevi zhvilloi bisedime me ministrin e jashtem P. Milo, si dhe nje takim me presidentin R. Mejdani.
Ne mars 1999, gjate vizites se punes ne Tirane, u zhvilluan bisedime te ministrit te jashtem te FR I. Ivanov me perfaqesues te udheheqjes se larte te Shqipërise.
Me 7-8 qershor 2000 ministri i jashtëm i Shqipërisë P. Milo ishte ne Moske për vizite pune. U zhvilluan bisedime me ministrin e puneve te jashtme te FR I. Ivanovin.
Ministrin shqiptar e priti Kryetari i Dumes Shteterore G. Seleznjov, ai vizitoi Universitetin e Marrëdhënieve me Jashtë, ku bisedoi me rektorin A. Torkunov dhe pedagoge e profesore te Universitetit.
Ne ministrine e arsimit te FR u nenshkrua marreveshja mbi njohjen e ndersjelle te diplomave te arsimit. Me 16-17 janar 2001 zëvendësi i pare i ministrit te jashtëm te FR A. Avdejev zhvilloi konsultime nderministrore me zevendes ministrin e jashtem te RSH P. Xhufi. Andrejevin e priti edhe presidenti i RSH R. Mejdani dhe ministry i puneve te jashtme P. Milo. Gjate bisedimeve dhe takimeve u diskutuan disa çeshtje te marredhenieve ruso-shqiptare, u kembyen mendime per problematiken rajonale, para se gjithash ajo kosovare. Palet verejten me kenaqesi nivelin e mire te kontakteve politike, bashkeveprimin midis institucioneve te politikes se jashtme te te dy vendeve. U diskutuan prespektivat e bashkepunimit afatgjate ruso-shqiptar ne fushen e energjetikes, duke pasur parasysh gjendjen e vështire energjetike te Shqipërisë.
Vemendje e veçante iu kushtua gjendjes ne Ballkan, problemit te rregullimit ne Kosove. Pavarësisht ndryshimeve te qëndrimeve për këtë problem, palet ishin ne nje mendje per gjetjen e rrugeve te zgjidhjes se krizes te pranueshme për te dyja anët ; u shprehen per forcimin e paqes, sigurise dhe stabilitetit ne Evropen Juglindore, rregullimin e marredhenieve te fqinjesise se mire ne rajon.
Ne mars 2001 minsitri i jashtem i FR I. Ivanov gjate turneut te ntij ne Ballkan, vizitoi edhe nje here Tiranen.
Me 18 shtator 2002 I. Ivanovi, gjate sesionit tё 57 tё AP OKB u takua ne Nju-Jork me nenkryeministrin, minister i jashtem i RSH I. Meten, te cilin e ftoi te vizitoje Mosken per nje vizite pune.
Me 8-10 korrik 2003 ne Tirane zevendes ministri i jashtem i FR A. Safonov zhvilloi konsultime lidhur me sfidat dhe rreziqet e reja me zevendes ministrin e jashtem shqiptar L. Hajdaraga. A. Safonovin e priti edhe zevendes kryeministri, minister i jashtem i RSH I. Meta, ministri i brendshem L. Rama dhe kryetari i komisionit te jashtem parlamentar I. Zela.
Me 29 mars 2004 ne Moske u zhvilluan konsultimet nderministrore ne nivel zevendes ministrash te jashtem, midis S. Razovit dhe L. Hajdarages.
Me 23 shtator 2004 ne Nju-Jork gjate sesionit 59 te AP OKB ministri i jashtem i FR S. Llavrov u takua me ministrin e jashtem te RSH, K. Islami.
Me 8 dhjetor 2004 ishte per vizite pune ne Tirane ministri i puneve te jashtme i FR S. Llavrov. U zhvilluan bisedime te tij me ministrin e jashtem te RSH K. Islami. Ne perfundim palet nenshkruan programin nderqeveritar te bashkepunimit kulturor dhe shkencor per vitett 2004-2005, si dhe sigluan projekt marreveshjen per miqesine dhe bashkepunimin midis FR dhe RSH. S. Llavrovin e priti presidenti i Shqipërise A. Moisiu dhe kryeministri F. Nano.
Me 15 prill 2005 ne Tirane zevendes ministri i jashtem i FR V. Çizhov zhvilloi konsultime me zevendes ministrin e puneve te jashtme te RSH L. Hajdaragaj dhe takim me ministrin e jashtem K. Islami.
Me 12 prill 2006 per nje vizite pune ishte ne Rusi ministry i puneve te jashtme te RSH B. Mustafaj. Gjate bisedimeve me ministrin e puneve te jashtme te FR S. Llavrov u diskutuan probleme aktuale te marredhenieve dypaleshe, gjendja ne rajonin e Ballkanit dhe tema nderkombetare. U konfirmua gatishmeria e te dyja paleve per dialog politik, per zgjerimin e bashkepunimit ne fushen tregtare ekonomike. Me 22 shtator 2006 ne Nju-Jork, ne kuadrin e sesionit tё 61 tё AP OKB, u zhvillua takimi i ministrave te jashtem te Rusise S.Llavrov dhe tё Shqipёrisё B.Mustafaj. Palёt diskutuan cёshtjet e marredhenieve dypaleshe, perfshi prespektivat e bashkepunimit ne fushen energjetike. U kembyen mendime per gjendjen ne Ballkan, prespektivat e procesit te statusit te Kosoves.
Me 1 nentor 2006 ne Moske, ne kuadrin e mbledhjes se 15 te Keshillit te Ministrave te Jashtem te vendeve anetare te Organizates se Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi, u zhvillua takimi i ministrave te jashtem te FR S. Llavrov me ministrin e puneve te jashtme te RSH B. Mustafaj. Gjate bisedes u diskutuan probleme te rendit politik te dites, prespektivat e bashkepunimit rajonal, si dhe aspekte aktuale te rregullimit ne Kosove. Palet u shprehen per zhvillim te metejshem te kontakteve politike ruso-shqiptare ne tё gjitha nivelet, zgjerimin e bazes se marreveshjeve dhe te se drejtes ne marredheniet dypaleshe. U shpreh tendenca per forcimin e bashkeveprimit, ne rradhe te pare ne fushen tregtare ekonomike. Me 4 dhjetor 2006 ne Bruksel, ne kuadrin e mbledhjes se Keshillit te Ministrave te puneve te jashtme te OSBE, u zhvillua takimi i drejtuesve te institucioneve te politikes se jashtme te FR S. Llavrov dhe te RSH B. Mustafaj. U diskutua problematika gjithevropiane, si dhe gjendja ne Ballkan me theks rregullimin kosovar.
Me 21 mars 2007 ne Moske u zhvilluan konsultimet politike te Zv. Ministrit te Puneve te Jashtme te Federates Ruse V.N.Titov me Zv.Ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se Shqipërise A.Gurakuqi. Palet diskutuan ne detaje gjendjen dhe perspektivat e marredhenieve dypaleshe, realizimin e marreveshjeve te fiksuara ne dokumentin final te sesionit te katert te Komisionit Nderqeveritar Ruso-Shqiptar per tregtine, bashkepunimin ekonomik dhe tekniko-shkencor qe u zhvillua ne tetor 2006 ne Moske. Gjithashtu palet u shkembyen mendimet për situatën ne Ballkan.