Masakra e Izbicës
Masakër në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Masakra e Izbicës ishte një nga masakrat e mëdha të kryera nga serbët gjatë Luftës së Kosovës, në vitin 1999, në komunën e Skenderajt. Ndonëse numri i saktë i viktimave shqipëtare është i panjohur, sipas intervistave të disa personave të cilët i kishin varrosur të vdekurit, thuhet se janë mes 146 dhe 166 trupa.[1] Vrasjet u cituan poashtu në aktakuzën e ngritur nga gjykata për krime lufte të Slobodan Miloseviç e të tjerëve, të publikuara më 26 maj 1999.[2]
Masakra e Izbicës | |
---|---|
Vendndodhja | Izbicë, Kosovë |
Koordinatat | 42°43′41″N 20°39′24″E |
Data | 28 mars 1999 rreth orës 12:00 |
Shënjestra | Shqiptarë të Kosovës |
Lloji i sulmit | Vrasje masive |
Vdekje | 147 |
Autorët | Forcat serbe të sigurisë, Ushtria jugosllave |
Grupi i izoluar i fermave kishte tërhequr vëmendjen e hetuesëve të krimeve të luftës dhe të zyrtarëve perëndimorë. Pra, Izbica është në mesin e 43 lokacioneve në Kosovë, që zyrtarët e NATOs dhe SHBA-ve, i kanë identifikuar si vende të mundëshme për varreza masive. Poashtu, imazhet satelitore të lëshuara nga NATO, vërtetonin këto varreza në tre rreshta. Edhe refugjatët etnikë shqiptarë, u kishin paraqitur Kombeve të Bashkuara, hetuesëve të pavarur dhe monitoruesëve, dëshmitë e tyre për atë çfarë ndodhi në Izbice. Në fakt, kishte shumë deklarata të ndryshme dhe raporte te cilat flasin për këtë masaker, por edhe mospërputhje në mes tyre për shkak te versioneve të ndryshme. Prandaj, Izbica ishte detyre komplekse me të cilën përballeshin hetuesit.[3]