![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/0a/Lezh%25C3%25AB%252C_Albania_%25E2%2580%2593_Skanderbeg_Memorial_2016_04.jpg/640px-Lezh%25C3%25AB%252C_Albania_%25E2%2580%2593_Skanderbeg_Memorial_2016_04.jpg&w=640&q=50)
Mauzoleu
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mauzoleu është një varr i madh dhe mbresëlënës, zakonisht i ndërtuar për një udhëheqës ose ndonjë person tjetër të rëndësishëm apo edhe për një grup njerëzish. Emri i tij rrjedh prej varrit të Mauzolit, satrapit persian të krahinës së Karijes, që ndodhet në qendër të Halikarnasit, në Bodrumin e sotëm në Turqi (Mauzoleu i Halikarnasit). Për shkak të madhësisë dhe pamjes së saj, ai konsiderohet si një nga shtatë mrekullitë e botës antike. Për këtë arsye edhe varret e mëvonshme monumentale quhen mauzole. Ndërsa një monument pa varr quhet cenotaf.
- Mauzoleu Habib Bourguiba në Monastir, Tunizi
- Mauzoleu Percival Lowell - 2013 në Lowell Observatory në Flagstaff, Arizona
- Mauzoleu i Kirit të Madh në Pasargadae, Iran.
- Mauzole i Gjithë Shenjtorëve, des Plaines, Illinois, Shtetet e Bashkuara
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/0a/Lezh%C3%AB%2C_Albania_%E2%80%93_Skanderbeg_Memorial_2016_04.jpg/640px-Lezh%C3%AB%2C_Albania_%E2%80%93_Skanderbeg_Memorial_2016_04.jpg)