Mbretërit e Arabisë Saudite
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mbreti i Arabisë Saudite është kreu i shtetit dhe kreu i qeverisë së Arabisë Saudite që mban pushtetin absolut. Ai është kreu i familjes mbretërore të Arabisë Saudite, Shtëpia e Saudit.[1] Mbreti quhet "Mbrojtësi i Dy Xhamive të Shenjta" (خادم الحرمين الشريفين), një titull që nënkupton juridiksionin e Arabisë Saudite mbi xhamitë e Mesxhid el Haram në Mekë dhe Mesxhid en-Nebevi' në Medine. Titulli është përdorur shumë herë gjatë historisë së Islamit. Monarku i parë saudit që përdori titullin ishte Mbreti Feisal, megjithatë, Mbreti Halid nuk e përdori titullin pas tij. Në vitin 1986, Mbreti Fehd zëvendësoi "Madhështinë e Tij" me titullin e Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta dhe që atëherë është përdorur nga Mbreti Abdullah dhe Mbreti Selman bin Abdulaziz.[2]
Mbreti i Arabisë Saudite | |
---|---|
ملك المملكة العربية السعودية | |
Në detyrë | |
Selman ibn Abdulaziz Al Saudi since 23 January 2015 | |
Të dhënat | |
Stili | Mbrojtësi i Dy Xhamive të Shenjta (zyrtare) ose Madhështia e Tij (marrëdhënie diplomatike) |
Trashëgimtar i fronit | Muhamed bin Selman |
Monarku i parë | Mbreti Abdulaziz |
Vendosja | 23 shtator 1932 |
Vendbanim | Pallati El-Jamame |