From Wikipedia, the free encyclopedia
Themeluesi është amerikani Joseph Smith (1805-1844), i cili e ndjente se është një “profet” që është i obliguar për rithemelimin e kishës së parë të Jezusit. Ai nxorri Librin e Mormonit (The Book of Mormon), që është një libër i shenjtë dhe është paralel me Dhiatën e Vjetër dhe të Re. Shumica e komunitetit u shpërngulën në vendin “Deti i madh i kripur” të rajonit Utah më 1845 dhe atje themeluan Salt Lake City-n. Mormonët zotin e konceptojnë në formë të njeriut dhe në madhësinë e njeriut si krijesë prej mishi dhe gjaku. Thonë se zotat, prej fëmijëve të përbërë prej shpirtit dhe njerëzores, zgjedhin për veten e tyre një bashkëshort. Ata e identifkojnë zotin Jahve të hebrenjve me Jezu Krishtin. Sipas tyre, Jezu Krishti është biri më i vjetër nga djemtë e shumtë të Zotit dhe është vëllai më i madh nga të tjerët. 10 % të pasurisë e paguajnë si tatim kishës. Alkoolin, duhanin, çajin, kafen dhe bisedën me cigare i llogaritin të ndaluara. Ata janë të përhapur nëpër shtete të ndryshme të botës, por më tepër hasen në Amerikë. Supozohet se kanë afër 15 milionë anëtarë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.