Muharrem Skënderi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Muharrem Skënderi është skenarist dhe redaktor filmash. U lind më 3 maj të vitit 1928, në qytetin e Tiranës. Në vitin 1962 fillon punën si redaktor i Kinoditareve që prodhonte Kinostudioka “Shqipëria e Re” dhe që prej vitit 1969 fillon edhe të shkruajë skenarë filmash artistikë apo dokumentarë. Kështu në vitin 1969 do të jetë bashkë-skenarist në filmin Njësiti Gueril. Në vitin 1974 do të shkruajë vetë skenarin e filmit Qyteti më i ri në botë. Më tej do të vazhdonte të ishte bashkë-skenarist në filmat Balonat dhe Yje mbi Drin në vitin 1979. Në filmin dokumentar fillon më herët si skenarist. Kështu në vitin 1967 do të shkruajë skenarin e filmit dokumentar Reportazh nga Kurbneshi, më tej do të vazhdonin filmat dokumentarë Gurë të çmuar në vitin 1972, filmi dokumentar Biografia e një nëne në vitin 1977, filmi dokumentar Jeta e një tribuni në vitin 1980, filmi dokumentar Frang Bardhi, etj. Ka shkruar skenarë edhe për filma vizatimorë, Sokoli dhe Shqiponja në vitin 1978, dhe Llustra, llustra në vitin 1979.