From Wikipedia, the free encyclopedia
No Doubt janë një grup amerikan i muzikës rok-alternative. Muzika e tyre ishte në fillim shumë nën ndikim e stilit ska, pank dhe new wave. Shpeshherë klasifikohen edhe si pop-bend.
No Doubt | |
---|---|
Background information | |
Origjina | Anaheim, Kaliforni, ShBA |
Zhanret | Alternative rock Ska punk Pop rock |
Vitet aktik | 1986 — |
Labeli | Atlantic Interscope Trauma |
Antar/ët | Gwen Stefani Tony Kanal Adrian Young Tom Dumont |
Anëtarët e kaluar | John Spence (i vdekur) Eric Stefani |
Website | http://www.nodoubt.com/ |
No Doubt u themelua nga Eric Stefani dhe shoku i tij John Spence në Kaliforni në nëntor të vitit 1986, si Cover-band i grupit Madness. Motra e Erikut Gwen Stefani ju bashkëngjit grupit po në këtë vit si ko-vokaliste. Ky trio për herë të parë këndoi në mbrëmjen e Vitit të Ri 1986/87. Në këtë kohë ju bashkëngjit grupit edhe Tony Kanal.
Në vitin 1987 këngëtari i bendit John Spence bëri vetëvrasje dhe vendin e këngëtares kryesore e mori Gwen Stefani. Balada “Dear John” ju kushtua themeluesit të ndjerë të bendit.
Në vitin 1994 e la grupin edhe Eric Stefani, pasi që ishte i pakënaqur me drejtimin muzikor që kishte marr bendi. Eric Stefani që atëherë është vizatues për Simpsons.
Deri më 1994 No Doubt ishin një bend me stil të pastër të “ska” dhe patën suksese kryesisht në vendlindjen e tyre Kalifornia. Një publiku më të gjerë jashtë Kalifornisë ju bënë të njohur si para-grup në koncertet e bendit britanik Bush.
Në vitin 1995 realizuan një ndryshim të stilit muzikor duke përzier stilet ska, pank dhe new wave.
Antarët e tashëm:
Gjatë turneve edhe:
Anëtarët e mëhershëm:
Albumet
DVD
Këngë të njohura:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.