Pushtimi gjerman i Rusisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Pushtimi gjerman i Rusisë apo Operacioni Barbarossa ishte pushtimi i Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore nga forcat Nazi-Fashiste dhe aleatët e tyre. Në 22 Qershor 1941, rreth 3 milionë trupa të Boshtit kalojnë kufirin Rus ndërmjet vendeve Balltike, Polonisë dhe Rumanisë. Gjermanisë iu bashkua Rumania, Italia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Finlanda dhe shtetet satelite gjermane të Francës Vishi dhe Kroacisë. Gjithashtu në operacion u përfshinë: Wehrmacht (Forcat e armatosura) që kryen operacionet tokësore, Luftwaffe (Forca ajrore e Gjermanisë) që bombardoi territorin Rus dhe facilitetet ushtarake dhe civile, Kriegsmarine (Flota detare Gjermane) që kishte si qëllim bllokimin e rrugës së hyrjes të mallrave dhe armëve në Bashkimin Sovjetik, dhe ushtritë e vendeve respektive të boshtit. Pushtimi i BRSS ishte një plan dhe ëndërr e Adolf Hitlerit që para se të merrte pushtetin e Gjermanisë Naziste në 1933. Ai e kishte shprehur ktë qëllim në librin e tij "Mein Kampf", dhe e quante Rusinë dhe Siberinë si një "vend jetese" (Lebensraum- gjermanisht) për Gjermanët, dhe gjithashtu për të fituar burimet e shumta natyrore të BRSS-ë.