Ora e maleve
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ora e maleve është figurë e bestytënive popullore shqiptare, e cila përfytyrohej si një grua apo një gjarpër. Ajo besohej se jetonte në male, në pyje, në fusha, në kroje ose pranë njerëzve, dhe i ndihmonte a u sillte fat të mirëve dhe ndëshkonte të këqinjtë. Sipas Mark Krasniqit orët mund të kenë qenë një lloj zanash, të cilat thirreshin me emra përkëdhelës si "qofshin të bardha", "ato të lumturat" apo "ato të mirat", pa ju përmendur emri
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Ora ishte ndoshta krijesa mitologjike më e përhapur tek shqiptarët. Një shtëpi, një fis, apo një njëri mund të ketë pasur orën e vet. Madje, besohej se edhe një zanë e maleve kishte orën e saj. Orët janë të mira apo të liga. Bekimi dhe mallkimi shpesh bëhej nëpërmjet orës. Braktisja nga ora do të thoshte fatkeqësi për personin apo grupin.