Paganizmi nordik
From Wikipedia, the free encyclopedia
Paganizmi nordik i njohur gjithashtu si paganizmi skandinav, është emri më i zakonshëm për një degë të paganizmit gjermanik i cila u zhvillua gjatë periudhës proto-nordike, kur popujt gjermanë veriorë u ndanë në një degë të veçantë të popujve gjermanikë. Ai u zëvendësua nga krishterimi dhe u harrua gjatë kristianizimit të Skandinavisë. Studiuesit kanë arritur të rindërtojnë disa aspekte të fesë vjetër gjermanike veriore nga gjuhësia historike, arkeologjia, toponimia dhe të dhënat e lëna nga popujt gjermanikë veriorë, të tilla si mbishkrimet runike në Futhark-un e Ri, një shtrirje e qartë gjermanike veriore e alfabetit runik. Shumë vepra të vjetra nordike datojnë në mitologjinë e lashtë skandinave të shekullit të 13-të, një komponent i fesë gjermanike veriore.