Paolo Koelho
shkrimtar brazilian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Paolo Koelho është një nga 5 shkrimtarët më të lexuar botërisht të viteve të fundit. Koelho na bën të udhëtojmë në një ecuri kërkuese të ‘’mitit personal’’. Paolo Koelho u lind në vitin 1947 në qytetin e Rio de Zhaneiros. Braktisi studimet e tij për të udhëtuar në botë si hipi. Kur u kthye në Brazil, filloi të shkruante vepra teatrale dhe tekste për këngët e Raul Seiksas. Në vitin 1970 do të botojë revistën ‘’2001’’. Në vitin 1981 braktis punën e tij si drejtor i një Kompanie Diskografike dhe fillon përsëri të udhëtojë nëpër botë edhe për dy vjet të tjerë. Në Hollandë do të njohë njëriun që i ndryshoi jetën, duke e nxitur të zbulojë vetveten e tij. Koelho do të rilindë shpirtërisht i drejtuar drejt kristianizmit dhe atëherë do të rifillojë të shkruajë, këtë herë libra.
![]() |
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Paulo Coelho të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}} |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Filloi me ‘’Kalendari i një Magjistari ose Pelegrini i Kobostelit’’ (1987), që përshkruante eksperiencat e vetë shkrimtarit. Në vazhdim do të shkruajë ‘’Alkemisti’’ (1988), Brida’’ (1990), Valkiriet (1992), ‘’Në brigjet e lumit Piedra u ula dhe qava’’ (1994), ‘’Mali i pestë’’ (1996), ‘’Manuali i luftëtarit të Dritës’’ (1997), ‘’Veronika vendos të vdesë’’ (1998) ‘’ Djalli dhe zonjusha Prim’’ (2000), ‘’11 Minuta’’ (2003), ‘’Zahir’’ (2005) etj. Gjithashtu shumë të famshme janë edhe historitë e shkurtra që Paolo Koelho shkruante nëpër revista me titullin ‘’Maktub’’.
Librat e tij janë përkthyer ne 57 gjuhë në mbi 150 shtete. Koelho gjithashtu është nderuar me shumë cmime ndërkombëtare, midis tyre dallojnë Crystal Award, si edhe Kavalier i Urdhërit të Legjeonit të Nderit, që ju dha nga shteti francez. Paolo Koelho u pranua në Akademinë Letrare të Brazilisë në vitin 2002.
Celësi i veprës së tij është kërkimi brendësor dhe zbulimi i vetvetes sonë, Është një aventurë Vetënjohjeje, është një luftë brendësore. Është i besimit katolik, por beson se se cdonjëra nga fetë, nëse janë zgjedhur me sinceritet, na udhëheq drejt Zotit.
Sic thotë dhe vetë: ‘’Gjuha e simboleve është mënyra jonë për të komunikuar me Zotin. Për të mësuar këtë gjuhë nevojitet të zhvillojmë intuitën tonë. Kur dikush ndjek rrugën e ndërgjegjes së tij, atëherë do të vijë dhe momenti që trupi dhe shpirti do të rilindin’’. Paolo Koelho përpiqet të kuptojë vetveten dhe botën nëpërmes punën së tij që është shkrimi letrar, dhe mori kurajo për të jetuar ëndrrën e tij në vitin 1986, kur bëri Ecurinë në Santiago, dhe kreu pelegrinazhin legjendar të Shën Jakovit nga Shën Zhan Pierre de Port të Francës e deri në Santiago de Kobostella të Spanjës, duke ndjekur gjurmët e pelegrinëve të epokës së Mesjetës.
Koelho beson se Luftëtari i Dritës është cdo njeri, që përvec vështirësive të përditshme, është akoma i aftë të luftojë për ëndrrat e tij, mjafton të mos lërë zhurmën e botës të mbysë zërin e tij të brendshëm, mjafton që të zgjojë brënda tij vetveten tjetër që fle i harruar në një rrugë të mbushur me lajka, tundime, kurthe dhe ‘’lufta’’ që po zhvillohet është përpjekja e vazhdueshme për tja kaluar më mirë me vetveten tonë por edhe me njerëzit e tjerë që kemi përreth, duke përshtatur jetën tonë në rregullat e harmonisë. ‘’ Cfarë është Luftëtari i Dritës?’’ ‘’ Është ai që është i aftë të kuptojë mrekullinë e jetës, të luftojë deri në pikën e fundit për dicka që beson’’ Sikurse thotë dhe shkrimtari duke folur për Alkemistin, ‘’ Universi komploton për të na ndihmuar, atëherë kur përpiqemi për të jetuar ëndrrën tonë personale’’. Me këtë mënyrë zbulon se , kur dikush mund të përqëndrohet në të tashmen, atëherë është një njeri i lumtur dhe hap monopatin e vjetër për njohjen e botës: monopatin që kalon nga zemra.
Përsa i përket pyetjes klasike, nëse njeriu është i keq apo i mirë, Koelho thotë se : ‘’Një ëngjëll dhe një demon është gjithmonë afër nesh, dhe do të duket ai të cilin dëgjojmë më tepër. Beson në idenë e ‘’Anima Mundi’’ (Shpirti i Botës), ku cdo individ, nëpërmes përkushtimit të plotë te veprimeve të tij, hyn në një kontakt me frymëzimin e universit.
Për misticistës thotë se janë: ‘’Njerëzit më të hapur, që nuk vënë mure midis atij që quajmë realitet i botës materiale dhe pjesës së padukshme të realitetit, domethënë të ndjenjave, senseve, dhe intuitës. Ekzistojnë shumë popuj që pranojnë këtë botë të padukshme, është brëmda kulturës së tyre dhe sensi i përgjithshëm që mbizotëron është : ‘’le të përpiqemi të shohim se cfarë ndodhet pas gjithckaje qe mund të shohim’’.
Për Shpirtin, Koelho thotë se është pjesa që na lidh me imazhin e Zotit. Konsideron veten e tij si një pelegrin që lufton për ëndrrat e tij , dhe shpreson të vazhdojë kështu deri në fund të jetës së tij. Sepse sipas tij të ndjekësh një ëndërr nuk do të thotë të arrish diku. Thotë se: ‘’ e rëndësishme është se nevojitet të jesh trim, të kesh guxim, të këmbëngulësh. Përndryshe do të paralizohesh. Të jesh trim nuk do të thotë të mos ndjesh frikë, pasi frika është bashkëudhëtari ynë. Por duhet ta kapërcejmë dhe mos ta lëmë të na paralizojë. Dy gjëra na paralizojnë: e para është të kujtojmë se gjithcka është e pamundur dhe e dyta kur mendojmë se ëndrrat tona janë të mundshme për tu realizuar por përdorim si justifikim frikën se nuk mud tja dalim mbanë’’. Eksperiencat e përditshme krijojnë reagime, që pasqyrohen në kërkimin tonë brendësor.
Për vdekjen Koelho thotë: ‘’ Njerëzit nuk besojnë se do të vdesin. Besojnë se do të vdesin prindërit e tyre. Nëse do të kishin parasysh se do të vdisnin, shumë gjëra do të ishin ndryshe. Do të ishin të vëmendshën për jetën e tyre, nuk do të merreshin me cfarë bëjnë të tjerët. Nuk besoj se vdekja është fundi i gjithckaje. Vdekja ëtë një shoqëri e mirë dhe mund të na ndihmojë të marrim vendime të nevojshme’’.