Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
Park Kombetar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik - Jabllanicë shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit.[1] Me vendim të Këshillit të Ministrave ai është shpallur Park Kombëtar me vlera të larta ekoturistike, në përshtatje me konventat ndërkombëtare për shtimin e sipërfaqeve të mbrojtura.Parku ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore ezënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësoree ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet. Ai shtrihet brenda këtyre kufijve:
- Në veri (Rrethi i Bulqizës): Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd - Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llange, Fushë Studen. Kufiri verior ndjek rrugën e fshatit Borovë, përroin e Zallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë – Klenjë dhe pika kufitare Shkëmbi i Shqipes....
- Në lindje Republika e Maqedonisë (Jablanicë), Shkëmbi i Shqipes, vijon përgjatë kufirit shtetëror, maja e Radacit (2 081 m), Qafa e Kruqit (2132 m), Shpella e Ariut (2 030 m), Qafa e Kokelit (1883 m), Maja e Kurorës), Maja Varri i Marikës, Maja e Kallkanit, Qafa Rinas (1 404 m).
- Në jug (Komunat Rrajce, Qukës, Hotolisht, Qendër): ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësorë, në drejtimin Qafa e Policës (Maja Kyqi Mjet), kalon te Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugën për këmbësorë, maja e Skurës.
- Në perëndim (Komunat Lunik e Steblevë), zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në maja e Trestenikut, maja Varri i Plakës, ndjek rrugën këmbësore për në fshatin Bozgarë - Kokrevë, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, kalon përgjatë rrugës Dorëz - Librazhd, deri te pika e takimit me rrugën automobilistike Librazhd – Steblevë.