Partia Demokratike e Kosovës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Partia Demokratike e Kosovës (shk.: PDK) është një parti politike nga Kosova,e formuar pas mbarimit të luftës në vitin 1999 nga udhëheqës të UÇK-së, shumica e të cilëve deri asokohe ishin aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në fillim partia kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, por më vonë e ndërroi emrin në Partia Demokratike e Kosovës.
Partia Demokratike | |
---|---|
Shkurtesa | PDK |
Udhëheqësi | MEMLI KRASNIQI |
Themeluar | 14 Maj 1999 |
Selia | Prishtinë, Kosovë |
Kuvendi | 18 / 120
|
Komunat | 9 / 38
|
Faqja zyrtare | |
www.pdk.info |
Pas luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosjes së forcave ndërkombëtare , fillimit të organizimit dhe të ndërtimit të institucioneve të para demokratike të Kosovës, u krijuan kushtet e përshtatshme për veprimtari politike. PDK -ja është trashëgimtare e strukturave politike të UÇK-së dhe e LPK-së.
Partia Demokratike e Kosovës u themelua me 10 tetor të viti 1999. Deri me sot Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur 3 Kuvende Zgjedhore dhe dy Kuvende të Punës.
Që nga themelimi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës deri ne vitin 2016 ishte z. Hashim Thaçi. Pas marrjes së postit te Presidentit Hashim Thaçi i la vendin Kadri Veseli.Kryetari i Partisë zgjidhet nga Kuvendi i Partisë. Organi më i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës mes dy kuvendeve është Këshilli Drejtues, i cili sot numëron 106 anëtarë. Këshilli Drejtues zgjedh me procedurë të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë. PDK-ja ka shtrirje në tërë territorin e Kosovës. Aktiviteti në terren mbulohet nga 32 degë. Organ Ekzekutiv i PDK- së është Kryesia, e cilia zgjidhet nga Këshilli Drejtues dhe numëron 28 anëtarë. Nënkryetarët dhe Sekretarët e Partisë Demokratike zgjidhen nga Kryesia e Partisë. Partia Demokratike e Kosovës ka bashkëqeverisur Qeverinë e Kosovës nga viti 2001-2004, me kryeministër z. Bajram Rexhepi dhe me 2 ministra.
Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK-ja konfirmohet si forca e parë politike në vend. Sot PDK-ja udhëheq në 17 komuna dhe prej 9 janarit 2008, deri ne 2014 ish-kryetari Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës. PDK-ja kishte edhe 7 ministra në Qeverinë e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ishte Partia më e madhe në Kosovë prej vitit 2008 deri në vitin 2019. Pas zgjedhjeve te 2019, PDK doli forcë e 3-të duke qendruar kështu ne opozite.