Piri Reisi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ahmed ibn-i el-Haxh Mehmed el-Karamani (1465/1470 - 1553) i njohur më së miri si Piri Reis, ishte një admiral, navigator, gjeograf dhe hartograf osman. Ai është i njohur sot kryesisht për hartat dhe tabelat e tij të mbledhura në Kitab-ı Bahriye (Libri i Lundrimit), një libër që përmban informacion të detajuar mbi teknikat e hershme të lundrimit, si dhe tabela relativisht të sakta për kohën e tyre, duke përshkruar portet dhe qytetet e rëndësishme të Detit Mesdhe.
Fakte të shpejta Ahmed ibn-i el-Haxh Mehmed elKaramani, U lind në ...
Ahmed ibn-i el-Haxh Mehmed elKaramani | |
---|---|
U lind në | rreth 1465 dhe 1470 Gelibolu, Perandoria Osmane |
Vdiq | 1553 |
Shtetësia | Osman |
Profesioni | detar, gjeograf, hartograf |
Njohur për | Vizátimi i hartës së Piri Reisit |
Mbylle
Ai u bë i famshëm kur një fragment i vogël i hartës së tij të parë të botës (përgatitur më 1513) u zbulua më 1929 në Pallatin Topkapı në Stamboll. Më 1528 ai krijoi hartën e dytë të tij të botës. Në të dyja këto harta ishin të paraqitura pjesët lindore të bregdetit amerikan.