Pjesëtimi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Pjesëtimi në matematikë është një operacion aritmetik i cili është veprim i kundërtë me shumëzimin. Pjesëtimi është një nga katër veprimet themelore aritmetike (mbledhja, zbritja, shumëzimi dhe pjesëtimi), e i cili bëhet për të gjetur se sa herë ndahet një numër në pjesë të barabarta ose sa herë përmbahet një numër te një numër tjetër.