Pjetër Gaci
kompozitor shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Pjetër Gaci (Shtiraj, 27 mars, 1931 - Shkodër, 27 mars, 1995) ka qenë kompozitor violinist dhe pedagog i muzikës klasike. Ishte pedagog në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës violinistike shqiptare. Arriti maja me kompozimin e këngës, si te “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”.