From Wikipedia, the free encyclopedia
Prefekturat ishte një njësi administrative e Shqipërisë në vitet 1913 – 1953, si dhe 1992 – 2002. Që nga viti 2002, çdo qark ka edhe prefektin e qarkut, misioni i të cilit është përmbushja e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave, në nivel qarku.[1]
Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, me anë të ligjit "Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipnies" të shpallur më 22 nëntor 1913, vendi u nda në 8 prefektura, me në krye prefektin. Prefekturat ishin: Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Vlora. Më tej prefekturat ishin të ndara në nënprefektura, të drejtuara nga nënprefekti.[2]
Në vitin 1927 Shqipëria kishte 10 prefektura, 39 nënprefektura, dhe 69 krahina me 2351 fshatra.[3] Në vitin 1934 kishte 10 prefektura, 30 nënprefektura, 160 komuna me 2351 fshatra, ndërsa në vitin 1940 kishtë 10 prefektura dhe 30 nënprefektura.[2]
Në vitin 1945 u ruajt ndarja administrative me 10 prefektura dhe 61 nënprefektura, por u suprimuan komunat dhe bashkitë, ndërsa në vitin 1946 u bë ndarja e re administrative me 10 prefektura, 39 nënprefektura dhe u fut në mënyrë të pjesshme lokaliteti. Në vitin 1947 lokaliteti mori përparësi duke zëvendësuar komunën. Kështu, ndarja përbëhej nga prefektura, rrethi, lokaliteti me fshatra e qytete.[2]
Më 13 shtator 1953 qarku zëvendësoi prefekturën.[3]
Më pas në bazë të ligjit 7608, datë 22.09.1992 "Për Prefekturat" u krijuan 12 Prefektura si Njësi që drejtohen nga Këshilli i Ministrave. Me ligjin nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin” u hoqën prefekturat përsëri. Që nga viti 2002, çdo qark ka edhe prefektin e qarkut, misioni i të cilit është përmbushja e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave, në nivel qarku. Me ligjin nr.107/2016 “Për prefektin e qarkut” u përcaktuan për herë të fundit rolit i prefektit të qarkut dhe misioni i tij.[1]
Në tokat e liruara gjatë Luftës së Dytë Botërore u themeluan prefekturat: Dibër, Pejë, Prishtinë, Prizren. Këto prefektura përbëheshin nga nënprefektura, të cilat janë:[4]
Prefekturave të Korçës dhe Shkodrës u shtuan këto komuna dhe nënprefektura nga tokat e liruara:[4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.