![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/8f/Kaaba_-Mecca_-Saudi_Arabia-1Aug2008.jpg/640px-Kaaba_-Mecca_-Saudi_Arabia-1Aug2008.jpg&w=640&q=50)
Qabeja
From Wikipedia, the free encyclopedia
Qabeja (Arabisht: الكعبة al-Kaʿbah, "Kubi"), e njohur edhe si Qabja (Arabisht: بيت الحرام Baytu l-Ḥarām ″Shtëpija e Shenjtë″) dhe Kabe (Arabisht: بيت العتيق Baytu l-'Atīq ″Shtëpia e Lashtë″), është një ndërtesë në formë kuboidi që gjendet në Mekë, Arabi Saudite. Është vendi më i shenjtë i fesë islame. Sipas traditës islame ajo thuhet të jetë ndërtuar nga profeti i parë Ademi (Adami, arabisht: آدم Ādam) por më vonë thuhet të ketë rënë në harresë dhe të ketë përfunduar në rrënojë. Profeti Ibrahimi (Abrahami, arabisht: إبراهيم Ibrāhīm) dhe i biri i tij Ismaili (Ishmaeli, arabisht: إسماعيل ʾIsmāʿīl) thuhet ta kenë zbuluar dhe rindërtuar atë me ndihmën e Allahut (Zotit). Të dy këto figura, të cilat luajnë rol të rëndësishëm edhe në kristianizëm dhe në jahudizëm, vlejnë si profetë të fesë islame.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/8f/Kaaba_-Mecca_-Saudi_Arabia-1Aug2008.jpg/640px-Kaaba_-Mecca_-Saudi_Arabia-1Aug2008.jpg)
Xhamia e Shenjtë, xhamia më e shenjtë në Islam është e ndërtuar rreth Qabesë. Të gjithë myslimanët janë të obliguar që gjatë namazit të jenë të drejtuar kah Qabeja, drejtimi kah Qabeja thirret Kibla.