Qytetërimi i Luginës së Indit
Qytetërimi i Epokes se Bronxit ne nenkontinentin indian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Qytetërimi i Luginës së Indusit (Q.L.I.) ishte një qytetërim i Epokës së Bronxit (3300–1300 p.e.s.; periudha e maturisë 2600–1900 p.e.s.) kryesisht në pjesën veri-perëndimore të Azisë së Jugut, duke u shtrirë nga ajo që sot është Afganistani veri lindor deri në Pakistan dhe Indinë veri-perëndimore.[1] Së bashku me Egjiptin e lashtë dhe Mesopotaminë ishte një nga tre qytetërimet e hershme të Botës së Vjetër dhe një nga tre më të përhapurit[2] Shkretëtirizimi i këtij rajoni gjatë mijëvjeçarit të III p.e.s. mund të ketë qenë nxitja fillestare për urbanizimin e lidhur me qytetërimin, por gjithashtu e zvogëloi furnizimin me ujë mjaft për të shkaktuar zhvendosjen e popullsisë së tij drejt lindjes.[3][4][5] Në kulmin e tij, Qytetërimi i Luginës së Indit mund të ketë pasur një popullsi prej mbi pesë milionë banorësh. Banorët e lashtë të lunginës së Indit zhvilluan tekonologji të reja në zejtari (produkte karneliane, vula të gdhendura) dhe metalurgji (bakri, bronxi, plumbi dhe kallai). Qytetet e Indusit janë të njohur për planifikimin e tyre urban, shtëpitë me tulla të pjekura, sisteme të përpunuara dranazhimi, sisteme furnizimi me ujë dhe grumbujt e mëdhenj të ndërtesave jo-rezidenciale.[6] Qytetërimi i Luginës së Indit është i njohur gjithashtu si Qytetërimi Harapan, sipas Harapas, siti i parë i gërmuar nga sitet e këtij qytetërimi në vitet 1920, në atë që më pas u njoh si provinca e Punjabit Indinë Britanike dhe që tashmë gjendet në Pakistan.[7] Zbulimi i Harapa-s dhe së shpejti pas saj, Mohenjo-daro, ishte ishte kurorëzimi i punës së filluar në vitin 1861 me themelimin e Archaeological Survey of India në Indinë Britanike.[8] Gërmimi i siteve të Harapa-s kanë vazhduar që nga viti 1920, me zbulime të rëndësishme deri në vitin 1999.[9] Kishte kultura më të hershme dhe më të vona, shpesh të quajtura kultura e hershme Harapane dhe kultura e vonë Harapane, në të njëjtën zonë të Qytetërimit Harapan. Qytetërimi Harapan ndonjëherë është quajtur Kultura e Maturisë Harapane për ta dalluar atë nga këto kultura. Deri në vitin 1999, jan gërmuar mbi 1,056 qytete dhe vendbanime,[10] kryesisht në rajonin e përgjithshëm të lumenjve Indusit dhe Ghaggar-Hakra dhe degëve të tyre më të vogla. Midis vendbanimeve ishin qendrat madhore urbane të Harapas, Mohenjo-daros (Site të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s), Dholavira, Ganeriwala në Cholistan dhe Rakhigarhi.[11] Gjuha Harapane nuk është dëshmuar drejtëpërdrejtë dhe lidhja e saj familjare është e paqartë pasi shkrimi i Indusit është akoma i padeshifruar. Një pjesë e studiuesve favorizojnë një lidhje me familjen e gjuhëve dravidiane ose elamo-dravidiane.[12][13]