Serbia në Festivalin Evropian të Këngës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Serbia si shtet i ndarë nga Serbia dhe Mali i Zi filloi pjesëmarrjen në vitin 2007 në Helsinki të Finlandës. Shteti Serb ka bërë 3 paraqitje një-herë dhe atë që Serbinë e bën më të veçantë janë rezultatet shumë të mira të saj. Në vitin e parë për Serbinë këngëtarja Marija Šerifović fitoi Festivalin në vitin 2007 duke grumbulluar kështu 298 pikë në gjysmë-finale (Rekord) dhe 268 pikë në Finale. Kënga fituese e vitit 2007 për Serbinë ishte kënga Molitva ose në shqip " Lutja ". Pas fitores së Serbisë sipas rregullave Serbia duhej të udhëheqte Festivalin Evropian të Këngës 2008 në Beograd. Në atë vit morën pjesë gjithesj 42 shtete. Shtet i ri në vitin 2008 ishte San Marino. Performuesja e dytë për Serbinë ishte Jelena Tomašević me këngën Oro e cila nga 25 shtete në finale dhe më shumë se 20 tjerën në Gjysmë-Finale Serbia ishte automatike në finale dhe mori vendin e 6-të nga 25. Kjo shënoi rezultatet e 2-ta më të mira për këtë shtet.
Serbia | |
---|---|
Televizioni transmetues | RTS |
Eventi përzgjedhës | Beovizija |
Paraqitjet | |
Paraqitjet | 3 |
Paraqitja e parë | 2007 |
Rezultatet më të mira | 1-rë ; 2007 |
Rezutatet jo të mira | 10-të Gjf ; 2009 |
Link | |
Faqja zyrtare: Serbia në Eurovizion |
Vitin 2009 në Moskë, Rusi Beovizijën 2009 e fitoi Marko Kon dhe Milaan të cilët morën si çmim riprezantimin e Serbisë për herë të 3-të. Serbia në vitin 2009 nuk shënoi rezultate të mira duke ngelur në gjysmë-finale e 10-ta me 60 Pikë.Kënga e Serbisë në vitin 2009 quhej Cipela apo në shqip " Këpuca ".
Gjithashtu RTS- Radio televizioni i Serbisë konfirmoi pjesëmarrjen në nëntor të vitit 2009 për pjesëmarrje në Oslo për herë të 4-të.