![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b5/Kerry_and_Lavrov%252C_with_senior_advisers%252C_negotiate_chemical_weapons_agreement_on_September_14%252C_2013.jpg/640px-Kerry_and_Lavrov%252C_with_senior_advisers%252C_negotiate_chemical_weapons_agreement_on_September_14%252C_2013.jpg&w=640&q=50)
Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkatërrimi i armatimit kimik të Sirisë është një proces në vijim i cili filloi me disa marrëveshje të arritura në 13 shtator 2013. Marrëveshja më e rëndësishme është Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2118, e cila imponon Sirinë sipas përgjegjësive të saj dhe sipas një afati të paracaktuar kohor të shkatërrojë armatimin e saj kimik dhe objektet e prodhimit të armatimit. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit detyronte Sirinë të vinte në jetë planin e miratuar nga Këshili Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ang. Organisation for the Prohibition of Chemical Weapon).
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b5/Kerry_and_Lavrov%2C_with_senior_advisers%2C_negotiate_chemical_weapons_agreement_on_September_14%2C_2013.jpg/640px-Kerry_and_Lavrov%2C_with_senior_advisers%2C_negotiate_chemical_weapons_agreement_on_September_14%2C_2013.jpg)
Shtysë në marrjen e vendimit për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë u bë një deklaratë retorike e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili më 9 shtator 2013 deklaroi se Siria duhet të dorëzojë brënda një jave të gjithë arsenalin e saj të armëve kimike.[1] Gjatë kësaj kohe Shtetet e Bashkuara dhe Franca kishin stacionuar në vendet përreth mjetet e nevojshme luftarake për të ndërmarrë një sulm të mundshëm ajror mbi Sirinë në përgjigje të sulmeve në qytetin Ghouta nga qeveria siriane më 21 gusht 2013.[2] Ky sygjerim u mirëprit nga Rusia (dhe Siria) dhe çoi në negociatat dypalëshe amerikano-ruse, të cilat u përmbyllën më 14 shtator me "Marrëveshjen për eleminimin e armëve kimike të Sirisë", sipas së cilës stoku i armatimit kimik të Sirisë duhet të shkatërrohet deri në korrik të vitit 2014.[3][4][5] Pas marrëveshjes Siria aderoi në Konventën e Armëve kimike dhe ra dakord të aplikojë këtë konventë provizorisht, derisa të hyjë në fuqi më 14 tetor 2013. Në 21 shtator 2013, Siria i ofroi Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike një listë me armatimin e plotë të saj kimik, përpara aftatit të vendosur.[6]