Shkenca shoqërore
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shkenca shoqërore ose shkenca sociale është një kategori disiplinash akademike të cilat merren me shoqërinë dhe marrëdhëniet midis individëve brenda një shoqërie. Këto shkenca ose disiplina përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: antropologji, arkeologji, studime të komunikimit, ekonomi, folkloristikë, histori, muzikologji, gjeografi njerëzore, juridiksion, gjuhësi, shkencë politike, psikologji, shëndetësi publike, sociologji, pedagogji, etj. Termi është përdorur ndonjëherë për t'iu referuar në mënyrë specifike fushës së sociologjisë, "shkencës së shoqërisë" origjinale, themeluar në shekullin XIX.
Shkencëtarët socialë pozitivistë përdorin metoda të ngjashme me ato të shkencave natyrore si mjete për të kuptuar shoqërinë, dhe kështu përcaktojnë shkencën në kuptimin e saj më të rreptë modern. Nga ana tjetër, shkencëtarët socialë interpretues, para së gjithash, mund të përdorin edhe kritikën sociale ose interpretimin simbolik se sa të ngrisin teori të falsifikuara empirike, dhe kështu ta trajtojnë shkencën në kuptimin e saj më të gjerë. Në praktikën moderne akademike, studiuesit shpesh janë eklektikë, duke përdorur metodologji të shumëfishta (për shembull, duke kombinuar studimin sasior dhe cilësor). Termi "hulumtim shoqëror" gjithashtu ka fituar një shkallë autonomie pasi praktikuesit nga disiplina të ndryshme e përdorin për qëllimet dhe metodat e tyre. [1] [2]