Termi shtet satelit përshkruan një vend që është zyrtarisht i pavarur në botë, por nën një ndikim ose kontroll të rëndë politik, ekonomik dhe ushtarak nga një vend tjetër. Termi është farkëtuar nga analogji të trupave qiellor që orbitojnë përreth një trupi qiellor më të madh, si hënat që sillen rreth një planeti, dhe u referehohet më së shumti vendeve[1] të Evropës Qendrore dhe Lindore anëtare të Paktit të Varshavës gjatë Luftës së Ftohtë, ose Mongolisë, ose Tannu Tuva, mes viteve 1924 dhe 1990,[2] për shembull. Kur përdoret për vendet e Evropës Qendrore e Lindore, termi nënkupton që vendet në fjalë qenë "satelitë" nën hegjemoninë e Bashkimit Sovjetik. Në disa kontekste i referohet gjithashtu vendeve të tjera në sferën e ndikimit sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë—të tilla si Korea e Veriut (veçanërisht në vitet e Luftës së Koresë, 1950-1953) dhe Kuba (sidomos pasi u bashkua me Comecon në vitin 1972). Në përdorimin e termit në perëndim, rrallë i referohet shteteve të tjera përveç atyre në orbitën sovjetike. Në përdorimin sovjetik, termi përdoret për shtetet në orbitën e Gjermanisë Naziste dhe Italisë Fashiste.[nevojitet citimi]

Oxford English Dictionary gjurmon përdorimin e parë të togfjalëshit shtet satelit në anglisht më 1916.

Shih edhe

  • Shtete jastëk
  • Shtete klient
  • Shtete vasale
  • Shtete kukull

Shënime

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.