![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/bc/Georges_Gilles_de_la_Tourette_cleanup.jpg/640px-Georges_Gilles_de_la_Tourette_cleanup.jpg&w=640&q=50)
Sindroma Tourette
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sindroma Tourette (e quajtur ndryshe edhe Sindroma e Tourettit, Çrregullimi Tourette, Sindroma Gilles de la Tourette, GTS, ose thjesht Tourette) është një çrregullim neurologjik i trashëguar me fillesë në fëmijëri, e karakterizuar nga shumë tike motorike dhe të paktën një tik zanor. Tourette konsiderohet vetëm si një pjesë e spektrit të çrregullimeve të tikeve, e cila përfshin edhe ato kronike.
Sindroma Tourette | |
---|---|
Klasifikimi dhe burimet e jashtme | |
![]() Georges Gilles de la Tourette | |
ICD-10 | F95.2 |
ICD-9 | 307.23 |
OMIM | 137580 |
DiseasesDB | 5220 |
MedlinePlus | 000733 |
MeSH | D005879 |
Tourette konsiderohej dikur si një sindromë e rrallë dhe bizarre. Tourette nuk konsiderohet më si një sindromë e rrallë, por nuk mund të identifikohet gjithmonë në mënyrë të saktë. Midis 1 dhe 10 fëmijë në 1.000 janë më Tourette ; ashtu siç 10 në 1.000 persona kanë tike si përplasja e syve, kollitja, lëvizjet e fytyrës etj. Personat me Tourette kanë jetëgjatësi dhe inteligjencë normale. Tiket pakësohen ndërsa fëmijët hyjnë në adoleshencë dhe Tourette ekstrem në moshë madhore është shumë i rrallë.
Faktorë gjenetikë dhe mjedisorë luajnë rol në etiologjinë e sindromës, por shkaqet e sakta janë të panjohura. Në shumicën e rasteve medikamentet janë të panevojshme.