Sistemi shtetëror në Shqipëri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqipëria është një Republikë parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të punëve të shtetit i bie Kryetarit të Këshillit të Ministrave (kryeministrit). Këshilli i Ministrave, zgjidhet një herë në katër vjet nga Parlamenti i cili del përmes Zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare. Kryetar i shtetit është Presidenti, i cili zgjidhet nga Parlamenti çdo 5 vite. Pushteti Gjyqësor ushtrohet përmes Gjykatave. Organi më i lartë i gjyqësorit është Gjykata Kushtetuese, që përbëhet nga 9 anëtarë, e cila zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.
Shqipëria për herë të parë është shpallur Republikë më 28 nëntor 1912. Kuvendi i shpalljes së pavarsisë së Republikës nga Perandoria Osmane është mbajtur në Vlorë dhe në histori ky kuvend është i njohur si Asambleja e Republikës së Shqipërisë.