Stema e Bosnjës dhe Hercegovinës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Stema e re e Bosnjës dhe Hercegovinës është futur në përdorim në vitin 1998 nga ish-parlamenti boshnjakë e më vonë është përdorur për stemë shtetit.
Stema e Bosnjës dhe Hercegovinës | |
---|---|
Stema në vete është një pasqyrim i flamurit të Bosnjës dhe Hercegovinës në një mburojë figurative mesjetare. Mburoja është e ndarë pjerrtas në dy pjesë të pabarabarta e të ngjyrosura, njëra në të kaltër tjetra në ngjyrë ari. Përgjatë vijës ndarëse të pjerrtë, në anën e kaltër të saj e cila është më e madhe, janë figuruar shtatë yje pesëcepësh të bardhë. Ylli i fundit dhe i pari janë përgjysmë që lë të kuptohet se është një varg yjesh. Kjo duket të jetë edhe për shkak se në flamur po ashtu figuron vargu i yjeve por ka sy yje më shumë.[1]
Ngjyra e arit duket të simbolizojë "Diellin", si simbol i dhuruesit të dritës së nevojshme për jetën në tokë. Ndërsa prapaskena në të kaltër dhe yjet e bardhë duket të jenë huazuar nga flamuri i Bashkimit Evropian, një lloj shenje e përkatësisë apo shprehje e vullnetit të afërsisë.