Stema e Kroacisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Stema e Republikës së Kroacisë (kroatisht: Grb Republike Hrvatske) përbëhet nga një mburojë kryesore dhe pesë mburoja më të vogla të cilat formojnë një kurorë mbi mburojën kryesore. Pjesa kryesore e stemës përbëhet nga 13 fusha të kuqe dhe 12 fusha të bardha. Në gjuhën kroate jozyrtarisht njihet edhe si šahovnica ("tabelë shahu", nga šah, "shah") për shkak se ngjan në një fushë shahu. Pesë mburojat më të vogla përfaqësojnë pesë rajone të ndryshme historike të Kroacisë.