Sulltanesha Kosem
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kosem Sulltan (1589-1651) e njohur në fillimet e saj edhe si Sulltanesha Mahpejker, ishte sulltanesha më e fuqishme e historisë së Perandorisë Osmane dhe nëna e 3 sulltanëve. Ajo fitoi reputacion gjatë sundimit të Sulltan Ahmeti I si konkubina e preferuar e tij dhe më vonë gruaja e tij legale. Që atëherë Kosem ndikonte në politikat e perandorisë duke u bërë edhe këshilltarja e sulltanit. Sulltanesha Kosem ishte nënë sulltaneshë gjatë regjimit të 3 sulltanëve, Murati IV, Ibrahimi dhe nipit të saj sulltan Mehmeti IV. Sulltanesha Kosem ishte e para grua që kishte të drejtë legjitime të merrte vendime në emer të padishahut, në rolin e regjentes, si fillim nga 1623-1632 në epoken e Muratit IV dhe pastaj nga 1648-1651 në epoken e Mehmetit IV.Sulltanesha kosem gjithashtu kishte miratuar urdherin per vrasjen e sulltan ibrahimit(djalit te saj me te vogel)duke ngjitur keshtu ne fron nipin e saj mehmedin.Aju u be regjentja e fronit gjate sulltanatit te mehmetit nipit te saj per disa vjet derisa nena sulltaneshë e mehmedit nxiti nje revolte kunder (shtetit brenda shtetit)qe kosemi kishte krijuar.Me kete revolte sulltanesha turhan nena e mehmedit donte te vendoste sundimin e vetem te djalit te saj por ushtaret e nevrikosur dhe te etur per lufte vrane dhe sulltaneshe kosemin.E cila kjo shenoi fundin e nenes se madhe te perandorise osmane,regjentes se fronit te dy padishahve,sulltaneshes se pare te sulltan ahmedit i dhe gruan ilegale te tij.